• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Skandal: Zyrtari i MKRS-së i dehur hyri në semafor të kuq

13/07/2022 - 10:51:09
Skandal: Zyrtari i MKRS-së i dehur hyri në semafor të kuq

Zyrtari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Labinot Berisha, e ka rrezikuar komunikacionin në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, duke kaluar sipas dëshmitarëve në të kuqen në semafor dhe duke vozitur në gjendje të dehur. I njëjti, këto veprime i ka bërë derisa po voziste veturën zyrtare të kësaj ministrie, Renault, me targa 3Z-145-17.

Demokracia.com ka mësuar ekskluzivisht se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 02:15 të mëngjesit në Fushë Kosovë, afër Kazermës “Adem Jashari”. Siç ka mësuar Demokracia.com, zyrtari i MKRS-së, Labinot Berisha kishte bërë vozitje të rrezikshme dhe pas ndalimit nga patrulla e policisë, që ishte njoftuar nga dëshmitarët për hyrje në semafor në të kuqen, të njëjtit i ishte bërë matja me alkootest, ku kishte rezultuar i dehur me 1.12 promil alkool në gjak.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Mbytet në punë kosovar në Austri

June 5, 2025
63
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash

Gjendet një burrë i vdekur në Fushë Kosovë

June 5, 2025
9

Pas ndalimit nga policia, ky zyrtar kishte konfirmuar se punon në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe kishte autorizim 24 orë për të drejtuar mjetin zyrtar, me të cilin kishte bërë vozitje të rrezikshme. Megjithatë, Berisha nuk e kishte me vete kartelën zyrtare dhe as fletudhëtimin për veturën zyrtare, për të cilat mësohet se i kishte thënë policisë që i kishte harruar në vendin e punës.

I kontaktuar nga Demokracia.com, Labinot Berisha ka mohuar se ka hyrë në të kuqen në semafor, por ka konfirmuar që ka rezultuar me sasi më të madhe të alkoolit sesa që lejohet.

“Nuk është e vërtetë që kam hyrë në semafor në të kuqen, por kam rezultuar me sasi më të madhe të alkoolit, gjë që më vjen keq për këtë”, ka thënë Berisha për Demokracia.com.

Lidhur me këtë kundërvajtje, Demokracia.com ka mësuar se këtij zyrtari i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në shumën prej 300 euro, masa mbrojtëse 9 muaj dhe 2 pikë negative, si dhe vetura është larguar nga komunikacioni në parkingun më të afërt.

Demokracia.com ka pyetur edhe në Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Po ashtu, pyetje lidhur me këtë rast i janë dërguar edhe MKRS-së. /Demokracia.com/

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Mbytet në punë kosovar në Austri

June 5, 2025
63
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Gjendet një burrë i vdekur në Fushë Kosovë

June 5, 2025
9
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Aksident i rëndë: Veturë e godet një motoçiklist në rrugën e transitit të Pejës

June 5, 2025
5
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot mbahet seanca e “Cirkut” të 27-të në Kuvendin e Kosovës

June 5, 2025
9
Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës
Bota

Trumpi ua ndalon ShBA-n qytetarëve të 12 shteteve

June 5, 2025
14
Vëllezërit nga Deçani i sulmojnë policët, arrestohen
Lajme

Nga 30 ditë paraburgim për 22 të dyshuarit për drogë

June 5, 2025
7
Next Post
Nëna shet foshnjën e porsalindur për të bërë operacion plastik

Nëna shet foshnjën e porsalindur për të bërë operacion plastik

Më të fundit

  • Mbytet në punë kosovar në Austri
  • Gjendet një burrë i vdekur në Fushë Kosovë
  • Aksident i rëndë: Veturë e godet një motoçiklist në rrugën e transitit të Pejës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi