Ajo është njëra ndër modelet më të bukura në trojet shqiptare që është distancuar prej vitesh nga bota e showbizit.
Fjala është për bukuroshen Zana Krasniqi, e cila dikur ishte në qendër të vëmendjes dhe mjaft e komentuar në faqet rozë.
Artistja së fundmi ka bërë një rikthim në rrjetet sociale duke publikuar disa imazhe të reja të realizuara para aparatit të fotografit, Artan Korenica.
Ndonëse ka qenë më pasive me postime, modelja ka rikthyer gjithë vëmendjen me pozat atraktive.
Siç tashmë shquhet për bukurinë natyrale, Zana shfaqet po e njëjta që kemi parë në të kaluarën.
Modelja, e zgjedhur “Miss Universe Kosova” në 2008, po vazhdon të ruajë akoma sharmin dhe elegancën e saj.
E njëjta viteve të fundit ka qenë më shumë e përkushtuar në familje si nënë e tre fëmijëve. /Telegrafi/