• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Selimi: Për krimet serbe duhet të mësojnë edhe nxënësit

08/08/2020 - 13:10:33
Selimi: Për krimet serbe duhet të mësojnë edhe nxënësit

Informacione për vrasjet, dhunimet, por edhe për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit nga forcat serbe pritet të kenë edhe nxënësit duke filluar nga niveli fillorë.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, tha se është e nevojshme që krimet të memorizohen dhe të dhënat duhet të bëhen pjesë e kurrikulave të arsimit fillor, të mesëm, por edhe nivelit terciar.

Lexo më shumë

Rashiqi: Listën Serbe po tenton të manipulojë votat e partisë sime

Nenad Rashiq, e ka dënuar incidentin e djeshëm me maturantët duke kërkuar hetim

May 24, 2025
28
Los Anxhelos po zhduket nga zjarri i madh, 30,000 njerëz u larguan nga shtëpitë

Digjet një shtëpi bashkë me objekte tjera e bagëti në Abri të Skenderajt

May 24, 2025
20

“Është nëse e rëndësishme që të krijohet memoria se çka ka ndodhur me luftën në Kosovë, pastaj duhet të futet në kurikulat e arsimit që nga arsimimi fillor i mesëm dhe terciar dhe duhet të dokumentohet”.

Për të mbledhur dhe dokumentuar krimet serbe Ministria e Drejtësisë po parashikon të kthejë në punë sërish Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.

Ky Institut ishte në funksion që nga viti 2011 deri në vitin 2018 me vendim të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Përderisa në kuadër të ministrisë funksionon një departament i veçantë që qëllim ka mbledhjen, përpunimin dhe klasifikimin e rasteve të krimeve të luftës.

Selimi po konsideron se ky Institut do t’i ndihmonte institucionet në zbardhjen e së vërtetës për krimet e kryera.

Mirëpo, ai thotë se Instituti duhet të kombinohet me kapacitetet ekzistuese që janë në ministri.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Me organizimin paraprak të ministrisë është paraparë një divizion i cili merret me drejtësi në të cilën hynë edhe hulumtimi për krimet e luftës dhe është themeluar komisioni në qeverinë e kaluar që të kemi një institut”.

“Por këtë institut duhet ta kombinojmë me kapacitetet ekzistuese që i kemi në Ministri”.

Ndërsa, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKMRT), Feride Rushiti për Ekonomia Online tha se rinfuksionalizimi i Institutit për Krimet e luftës është i domosdoshme në këtë kohë kur ka edhe mohim të krimeve nga ana e Serbisë.

Ajo thotë se ky institucioni do të duhej të kishte edhe funksionin dhe peshën qysh nga pas lufta e deri më tani.

“Natyrisht që rifunksionalizimi apo ekzistimi i një mekanizmi të shtetit siç është ky institut mendojmë që i shërben mbi të gjitha fatit dhe zbardhjes së të vërtetës për të kaluarën e hidhur të Kosovës, për plagët e shumta, viktimat e shumta të cilat ende nuk kanë marr drejtësi dhe ende nuk është dokumentuar ashtu siç duhet periudha e luftës”.

 

“…krijimi i një mekanizmi dhe rifunksionalizimi më vjen keq të them që ky lloj mekanizmi është krijuar në një periudhë më të hershme, mesa më kujtohet në vitin 2011 pastaj është shuar pastaj në qeverisjen Kurti ka pasur iniciativë për tu rifunksionalizuar nga Ministria e Drejtësisë, por tani prapë edhe nga ministri Selimi vjen iniciativa për tu vë në funksion dhe mendoj që një shtet i cili ka kaluar me mijëra humbje, dhimbje, dhe një numër i madh i të zhdukurve të pazbuluar dhe ky lloj institucioni do të duhej të kishte edhe funksionin e vet edhe peshën e vet qysh nga pas lufta e deri më tani”.

Por sipas saj, edhe 21 vjet pas luftës hetimi dhe gjykimi i krimeve po vonohet, duke shtuar se asnjë person nuk e ka marr dënimin e merituar, raporton EO.

“Ne po hymë në 21-vjetorin e pas luftës dhe as edhe një person i vetëm nuk është ndëshkuar për këto krime dhe mund të themi se jo që po vonohen po janë mohuar edhe nga fakti se shumë nga këto gra kanë qenë pjesë e gjyqësorit, dhe deri më sot nuk ka arrit asnjë person i vetëm ta merr dënimin e merituar”.

Ministria e Drejtësisë ka formuar një ekip prej 15 personash që deri në shtator të hartojnë një raport mbi mënyrën se si duhet të funksionojë Instituti.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Rashiqi: Listën Serbe po tenton të manipulojë votat e partisë sime
Lajme

Nenad Rashiq, e ka dënuar incidentin e djeshëm me maturantët duke kërkuar hetim

May 24, 2025
28
Los Anxhelos po zhduket nga zjarri i madh, 30,000 njerëz u larguan nga shtëpitë
Lajme

Digjet një shtëpi bashkë me objekte tjera e bagëti në Abri të Skenderajt

May 24, 2025
20
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Serbia lëshon fletarrest për policin e Kosovës në veri

May 24, 2025
18
Berisha: 28 deputetë të PS-së u zgjodhën nga votat e krimit
Lajme

Berisha: 28 deputetë të PS-së u zgjodhën nga votat e krimit

May 24, 2025
11
Prokuroria e Kosovës ngrit aktakuzë ndaj një spiuni  i cili punoj për BIA-n
Lajme

Prokuroria e Kosovës ngrit aktakuzë ndaj një spiuni i cili punoj për BIA-n

May 24, 2025
15
Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës
Bota

Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

May 24, 2025
15
Next Post
Autoritetet turke lirojnë Imri Ilazin

Autoritetet turke lirojnë Imri Ilazin

Më të fundit

  • Nenad Rashiq, e ka dënuar incidentin e djeshëm me maturantët duke kërkuar hetim
  • Digjet një shtëpi bashkë me objekte tjera e bagëti në Abri të Skenderajt
  • Serbia lëshon fletarrest për policin e Kosovës në veri
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi