• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rusia kërkon të dëshmohet vrasja e al-Baghdadit

28/10/2019 - 13:16:17
Rusia kërkon të dëshmohet vrasja e al-Baghdadit

Kremlini tha të hënën se presidenti amerikan, Donald Trump, do ta ketë bërë një kontribut të madh në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, nëse është e vërtetë deklarata e Shteteve të Bashkuara se lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë.

Presidenti amerikan njoftoi të dielën se Baghdadi e ka vrarë vetën gjatë një operacioni që u krye natën nga forcat speciale amerikane në Siri dhe i falënderoi Rusinë dhe disa shtete të tjera për përkrahjen e tyre.

Lexo më shumë

Shea: Qeveria e Kurtit duhet të rifitojë besimin e SHBA-së dhe aleatëve evropianë

Shea: Qeveria e Kurtit duhet të rifitojë besimin e SHBA-së dhe aleatëve evropianë

February 14, 2026
13
Anita Haradinaj, tregon se a gëzon shëndet të plotë Ramushi

Anita Haradinaj, tregon se a gëzon shëndet të plotë Ramushi

February 14, 2026
20

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi të përgjigjet në pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara e kanë informuar Rusinë paraprakisht për këtë operacion dhe nuk dha hollësi të tjera.

Megjithatë, ai tha para gazetarëve se ushtria ruse i ka vërejtur aeroplanët dhe dronët amerikanë në zonën ku Uashingtoni tha se është kryer operacioni.

“Nëse të dhënat janë të vërtetuara, mund të flasim për një kontribut serioz të presidentit të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar”, tha Peskov.

Sidoqoftë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë hodhi dyshime për deklaratën e Shteteve të Bashkuara, duke thënë përmes një deklarate se nuk ka ndonjë të dhënë të besueshme për operacionin amerikan dhe i përmendi katër arsye pse versioni amerikan i ngjarjeve duket i dyshimtë.

“Rritja e numrit të pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në operacion dhe shtetet që besohet se morën pjesë në të, secila me hollësi tërësisht kundërthënëse, shtron pyetje dhe dyshime për atë se a ka ndodhur ky operacion dhe veçanërisht se sa i suksesshëm ka qenë”, tha ministria ruse.

Ndryshe nga Kremlini, kjo qeveri nuk e vlerësoi shumë rëndësinë e Baghdadit, duke thënë se, nëse vdekja e tij vërtetohet, ajo nuk do të kishte rëndësi operacionale në situatën në Siri apo për aksionet e militantëve të mbetur në rajonin sirian të Idlibit, shkruan “The Moscow Times”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
Share4TweetSendShareSend

Related Posts

Shea: Qeveria e Kurtit duhet të rifitojë besimin e SHBA-së dhe aleatëve evropianë
Lajme

Shea: Qeveria e Kurtit duhet të rifitojë besimin e SHBA-së dhe aleatëve evropianë

February 14, 2026
13
Anita Haradinaj, tregon se a gëzon shëndet të plotë Ramushi
Lajme

Anita Haradinaj, tregon se a gëzon shëndet të plotë Ramushi

February 14, 2026
20
Vuçiqit i hin frika në palcë: Aleanca, Kroaci–Shqipëri–Kosovë, kërcënim serioz për Serbinë
Lajme

Vuçiqit i hin frika në palcë: Aleanca, Kroaci–Shqipëri–Kosovë, kërcënim serioz për Serbinë

February 14, 2026
3
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

I huaji kapet në kufi me mbi 16 mijë euro dhe mijëra dinarë

February 14, 2026
9
KEK-u me prodhimi  rekord me 3 blloqe paralelisht
Ekonomia

KEK-u me prodhimi rekord me 3 blloqe paralelisht

February 3, 2026
6
Sot 9-vjetori i vdekjes së veteranit të UÇK-së,Haxhi Sutë Fazliaj
Lajme

Sot 9-vjetori i vdekjes së veteranit të UÇK-së,Haxhi Sutë Fazliaj

January 30, 2026
57
Next Post
Pas  liderit, edhe zëdhënësi i ISIS-it, vritet në Siri

Pas liderit, edhe zëdhënësi i ISIS-it, vritet në Siri

Më të fundit

  • Shea: Qeveria e Kurtit duhet të rifitojë besimin e SHBA-së dhe aleatëve evropianë
  • Anita Haradinaj, tregon se a gëzon shëndet të plotë Ramushi
  • Vuçiqit i hin frika në palcë: Aleanca, Kroaci–Shqipëri–Kosovë, kërcënim serioz për Serbinë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi