• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Rritja e rasteve me coronavirus mund ta ngufasë shëndetësinë

Klinika Infektive dhe ajo e Pulmologjisë në Prishtinë janë të mbushura me pacientë pas rritjes së rasteve me koronavirus në Kosovë. Zyrtarë të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), thonë për Radion Evropa e Lirë se sërish po shqyrtohet mundësia e ndërprerjes së shërbimeve joemergjente në spitalet e SHSKUK-së.

05/03/2021 - 20:42:19
49 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, dhjetë në gjendje të rëndë

Gjyshja e Antigona Gashit nga Prishtina qe tri ditë po mjekohet në objektin e Mjekësisë Sportive, në kuadër të SHSKUK-së, pas infektimit me koronavirus. Në Klinikën Infektive më nuk ka vend për pacient të rinj.

HTML Image as link Qries
“Para tri ditësh, ne kemi shkuar në Infektivë dhe ata na kanë thënë se duhet të shkojmë në një klinikë tjetër, pasi aty nuk kishte vend. Kemi ardhur këtu te Mjekësia Sportive. Mendoj se këtu kushtet për pacientë janë të mira”, deklaroi Gashi për Radion Evropa e Lirë më 5 mars.

Lexo më shumë

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

December 25, 2024
15
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore

Vdes në QKUK, pacienit i cili ishte lënduar nga shpërthimi i bombolës

December 21, 2024
12

Në shtatë ditët e fundit, Kosova ka regjistruar 3.557 raste me koronaviurs dhe vetëm të premten janë regjistruar 564 raste të reja.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi më 5 mars, deklaroi për REL se në Prishtinë dhe në shtatë spitalet rajonale janë të shtrirë 581 pacientë, që janë të prekur me sëmundjen COVID-19. Prej tyre, 35 persona janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në reparte të shërbimit intensiv.

Krasniqi shtoi se gjendja me pandeminë, që nga java e kaluar është duke u rënduar dhe aktualisht po përdoren hapësirat e Mjekësisë Sportive për trajtimin spitalor të pacientëve.

Ai tha se në rast të rritjes të rasteve, do të shikohen mundësitë që t’i ndërpresin shërbimet tjera joemergjente në spitale.

“Nëse vazhdohet ky trend i rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, ne do të kemi shumë vështirësi si spitale, si SHSKUK, që të pranojmë të gjithë pacientët që eventualisht do të kërkonin trajtim spitalor. Ju e dini që Kosova nuk ka arritur të ketë spital të veçantë për COVID-19. Kemi pasur kapacitete me shtretër që i kemi edhe në kushte normale, pa pandemi. Prandaj, çdo rritje e numrit të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor, në një mënyrë na kushtëzon që ta marrim shtratin e një pacienti tjetër”, tha Krasniqi.

Nga spitalet rajonale, me më së shumti pacientë të shtrirë është Spitali i Prizrenit, ku trajtim po marrin rreth 100 pacientë, më pas ai i Gjakovës me 72 pacientë. Në Spitalin e Pejës po trajtohen 50 vetë, kurse në spitalin e Mitrovicës, së Vushtrrisë dhe Ferizajt ka numër më të vogël të pacientëve që po trajtohen.

Krasniqi kërkoi me ngulm respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, pas një takimi që ka pasur me ministrin e Shëndetësisë, drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe atë të SHSKUK-së, ka deklaruar se vendi gjendet para një vale të re të shpërthimit të pandemisë COVID-19. Ai ka kërkuar që të mirëmbahen masat në fuqi dhe të respektohen ato.

“Institucionet shëndetësore janë duke punuar intensivisht për rritjen e kapaciteteve, sigurimin e barnave dhe rritjen e numrit të personelit mjekësor”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.

ShareTweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër
Lajme

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

December 25, 2024
15
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore
Lajme

Vdes në QKUK, pacienit i cili ishte lënduar nga shpërthimi i bombolës

December 21, 2024
12
Spitali i Pejës i kryen 15 operacione të ndërlikuara
Lajme

Spitali i Pejës i kryen 15 operacione të ndërlikuara

March 13, 2024
97
Çka është dhe si trajtohet kjo semundje tek fëmijët
Këshilla dhe Zbulime Mjekësore

Çka është dhe si trajtohet kjo semundje tek fëmijët

January 25, 2024
138
Ja sa binjakë dhe trinjakë erdhën në jetë gjatë vitit 2023 në Prishtinë
Lajme

Ja sa binjakë dhe trinjakë erdhën në jetë gjatë vitit 2023 në Prishtinë

January 2, 2024
62
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore
Lajme

Skandaloze: Pacientët duhet të presin deri në katër muaj për rezonancë magnetike në Radiologji

December 23, 2023
26
Next Post
A mendoni se kufjet e telefonit tuaj celular janë të pastër? Shikoni ato me zoom

A mendoni se kufjet e telefonit tuaj celular janë të pastër? Shikoni ato me zoom

Më të fundit

  • Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
  • Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë
  • Sot dita e 13-të e “Cirkut” politik: A do të konstituohet Kuvendi
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi