Erërat e forta rrëzojnë një dru në qendër të Prishtinës, dyshohet se ka zënë dy persona
Erërat e forta kanë rrëzuar pemë të shumta në lagjen Pejton të Prishtinës. Burimet e Expressit mësojnë se këto pemë kanë zënë dy persona.
Express ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se pemët kanë rënë mbi disa vetura, që ishin të parkuara në këtë hapësirë.
Redaksia ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit kanë thënë që janë duke mbledhur informacione.