Në një intervistë të dhënë për Indeksonline bashkëshorti i saj Halili, tregoi se kënga “Gruaja e dëshmorit” do të publikohet sot në ora 18:00.
“Po, sot do të hedhim në treg këngën në ora 18:00”, tha ai.
Këngëtarja është pjesë e shoqatës së grave të dëshmorëve, dhe ka dashur që të bëjë një këngë dedikuar atyre.
“Remzia është në shoqatën e grave të dëshmorëve, dhe u ka premtuar se do të sjellë këngë për djalin e dëshmorit. Asaj i është parashtruar një tekst dhe kjo ka thënë që do ta realizojë me klip dhe me të gjitha shpenzimet e saj për ta. Sot për 8 mars është koincidencë qe do të bëhet publikimi i kësaj radhe këngë, dedikuar heroinave. Ajo ka pasur dëshirë ta realizoi brenda këtyre datave 7 dhe 8 mars” shtoi ai.
Sa i përket këngëve të reja, ai u shpreh se Remzia do të publikoi edhe një duet tjetër me Nexhatin.
“Pas një muaji del edhe një bashkëpunim me Nexhatin, dhe pastaj ka të tjera që ende nuk janë konkretizuar ”