Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë botën janë regjistruar më shumë se 294 mijë raste të reja me koronavirus, duke shënuar kështu numrin më të madh të rasteve të infektuara brenda një dite që nga fillimi i pandemisë.
Sipas të dhënave të publikuar nga Universiteti “John Hopkins”, më shumë se 21 milionë persona në botë llogariten të jenë infektuar me koronavirus.
Mbi 700 mijë persona kanë vdekur në botë që nga fillimi i pandemisë, shkruan BBC.
Numrin më të madh të vdekjeve në nivel global e ka shënuar Amerika me 170 mijë raste të vdekjeve, dhe me 5 milionë raste të regjistruara pozitive me COVID-19.