Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të mos e kandiduar atë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Lladrovci përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka kërkuar qetësi nga qytetarët e Drenasit, duke u shprehur se do të vazhdojë përkrah tyre, pavarësisht situatës së krijuar.
“Qytetarë të nderuar,Pas shumë mesazheve për veprim ndaj situatës së krijuar me postime të porositura, kërkoj nga të gjithë qetësi dhe dashuri.Bedelët me letra e pa letra me ndonjë përjashtim, në zgjedhjet e kaluara ishin bashkë kundër meje. I munda dhe i mundi sërish. PDK dje, PDK sot, PDK gjithmonë”, ka shkruar ai.
Lladrovci tha se “tash dolën publikisht dhjetëshja e parë, qytetarët ua shohin fytyrat por edhe ua dinë veprat, asnjë maskë nuk do ti ndihmojnë”.
“Me qytetarët do t’ua tregojmë vendin, keqbërësve dhe bedelëve. Vazhdojmë, +4!”, ka përfunduar postimin.














