• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Reagon Ministri Peci: Prej kohësh po më bullizojnë për mbiemër, kjo është për keqardhje

11/07/2022 - 16:41:59
Reagon Ministri Peci: Prej kohësh po më bullizojnë për mbiemër, kjo është për keqardhje
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një postim të gjatë në Facebook, tha se të tjerët po e përqeshin për mbiemrin e tij, shkruan Express.

Ai u shpreh se “në disa prej mediave online, sistematikisht është bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me mbiemrin e tij”.

Lexo më shumë

Konjufca nesër vizitë zyrtare në Shqipëri

A i ka votat për Qeverinë Konjufca?

November 6, 2025
2
Kurtin e Osmanin i presin në takim dy senatorët amerikanë

Vjosa Osmani “E shiti tradhtinë si vlerë”

November 6, 2025
12

Gjithashtu, Peci tha se është për keqardhje kur ”konotacioni pezhorativ përdoret nga një pjesë e atyre që lirinë e fjalës po e kthejnë në liri denigrimi”.

Peci përmendi disa nga emrat e njohur të qytetit të Mitrovicës, prej nga e ka prejardhjen edhe vetë ai.

“Qyteti prej nga vij unë, Mitrovica ka mbiemra karakteristik, të cilët përtej tij personifikojnë historinë. Isa Boletini, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaçica, Safet Peci Boletini, Ramadan Peci e shumë e shumë të tjerë, ishin Pec, janë ata që pavarësisht mbiemrave dhan gjithçka për këtë vend. Si të tillë, qytetarët e këtij vendi i kujtojnë për veprat”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Prej disa kohësh, në disa prej mediave online, sistematikisht jam bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me mbiemrin tim. Pra, këto media punën time si ministër dhe si njeri i angazhuar në politikë po e mbulojnë nëpërmjet raportimit seksist apo përqeshjes në raport me mbiemrin tim.Puna e secilit e përmbushë emrin dhe mbiemrin. Ka të tillë që bartin histori pas vetes, sikundër që ka të tillë që janë pjesë e arealit të mbiemrave kosovarë.Është për keqardhje kur konotacioni pezhorativ përdoret nga një pjesë e atyre që lirinë e fjalës po e kthejnë në liri denigrimi. Për keqardhje është kur sheh se as shoqëria civile e as ata që duhet kujdesur për gjuhën e medias për vite të tëra nuk e thanë asnjë fjalë. Madje kësaj gjuhe seksiste e denigruese iu paska bashkangjitë edhe një anëtare e shoqërisë civile nga Mitrovica.Kjo le që bje ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, por edhe me kodin etik të komunikimit publik.Ne të gjithë bartim mbiemra, por mbi të gjitha bartim punën dhe veprat që lëmë pas. Qyteti prej nga vij unë, Mitrovica ka mbiemra karakteristik, të cilët përtej tij personifikojnë historinë. Isa Boletini, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaçica, Safet Peci Boletini, Ramadan Peci e shumë e shumë të tjerë, ishin Pec, janë ata që pavarësisht mbiemrave dhan gjithçka për këtë vend. Si të tillë, qytetarët e këtij vendi i kujtojnë për veprat.Ky bullizëm e seksizëm online është kundër vlerave që pretendon shoqëria jonë. E marrë me mend se pas këtij reagimi, sërish dikush me tituj për klikim do të provoj ta ndërtojë të ashtuquajturin “lajm”. Por, pavarësisht kësaj, unë vazhdoj ta mbajë me krenari si emrin edhe mbiemrin. Krejt çfarë mund të bëj është një këshillë miqësore për këtë kastë: lexojeni Frojdin, po patjetër edhe Joseph Murphy-in. As unë e as mbiemri im nuk mund t’u dalë në ndihmë atyre që përpiqen t’i trajtojnë apo t’i projektojnë komplekset e tyre te tjetri!
Me respekt e krenari,
Faton PECI

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Konjufca nesër vizitë zyrtare në Shqipëri
Lajme

A i ka votat për Qeverinë Konjufca?

November 6, 2025
2
Kurtin e Osmanin i presin në takim dy senatorët amerikanë
Lajme

Vjosa Osmani “E shiti tradhtinë si vlerë”

November 6, 2025
12
Ja çka thot Ambasada e Kosovës në Shkup për  vdekjen e 25-vjeçares në Tetovë
Lajme

Ja çka thot Ambasada e Kosovës në Shkup për vdekjen e 25-vjeçares në Tetovë

November 6, 2025
29
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

U gjet pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova në Tetovë

November 6, 2025
23
Jarinja, cak për propagandën ruse
Lajme

U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?

November 5, 2025
18
Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali
Bota

Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

November 5, 2025
10
Next Post
Gruaja në Prishtinë rreh vëllanë, motrën dhe të dashurin – i bën për spital

Ky është person qe e theri veten me thikë para Qeverisë dhe Kuvendit

Më të fundit

  • A i ka votat për Qeverinë Konjufca?
  • Vjosa Osmani “E shiti tradhtinë si vlerë”
  • Ja çka thot Ambasada e Kosovës në Shkup për vdekjen e 25-vjeçares në Tetovë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi