• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rasti Radoiçiq:Sa di ai për politikën dhe aktivitetet e qeverisë së Vuçiqit me Kosovën?

11/12/2024 - 09:01:15
Rasti Radoiçiq:Sa di ai për politikën dhe aktivitetet e qeverisë së Vuçiqit me Kosovën?

Ka më shumë se një vit qysh kur Milan Radoiciq bashkë me një grup serbësh ka kryer sulmin në fshatin Banjskë. E po aq kohë ka që edhe ai vet e pranoi publikisht se ishte pjesë dhe në krye të atij sulmi. Prej atëherë Serbia pasi e mori në pyetje, e ka lënë atë të lirë. Deri para pak ditësh kur një deklaratë e kryeprokurorit serb ri aktualizoj çështjen e kryesit të sulmit në fshatin e veriut të Kosovës.

Bashkimi Evropian (BE) është në dijeni për njoftimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd se së shpejti do të merret vendim për aktakuzën kundër Milan Radoiçiqit, është bërë e ditur për Radion Evropa e Lirë nga Brukseli, duke kujtuar se pret nga Serbia që të sigurojë përgjegjësinë e plotë për autorët e sulmit në Banjskë.

Lexo më shumë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
41
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
145

“Kjo nënkupton ndjekjen penale dhe sjelljen në gjykatë të të dyshuarve që ndodhen në Serbi dhe sigurimin e bashkëpunimit të plotë në hetimin e sulmit,” tha zëdhënësja e BE-së Anitta Hipper.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, tha më 2 dhjetor se vendimi për të paditur Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, do të merret në fund të këtij viti ose në fillimi i vitit 2025.

Njoftimi erdhi një ditë pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojë presion ndaj Beogradit për ekstradimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Por në Serbi, nuk po iu besojnë këtyre deklaratave të kryeprokurorit serb. Predrag Petroviq nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politikë të Sigurisë, thotë se aktualisht opsioni për një aktakuzë ndaj Radoiçiqit, duket jorealist.

“Së pari sepse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe arsyeja e dytë është vetë Radoiçiq dhe çfarë di ai për politikën dhe aktivitetet e qeverisë së (presidentit serb Aleksandar) Vuçiq në Kosovë”, tha Petroviq.

Kurse Strahinja Subotiq nga Qendra për Politikë Bashkëkohore tha se injorimi i Serbisë ndaj një cështjeje kaq e madhe, mund t’i kushtojë Serbisë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Serbia duhet të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës në mënyrë që të kënaqë shtetet anëtare që besojnë se lënia e një çështjeje kaq të madhe të pazgjidhur mund të shkaktojë probleme të mëtejshme,” i tha REL-it Subotiq.

Beogradi shpalli vendimin për të ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit pas më shumë se një viti nga fillimi i hetimeve për sulmin në Banjska.

Vendimi për aktakuzën serbe për sulmin e armatosur në Banjskë ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës në shtator të vitit 2023, erdhi edhe në ditët kur BE-ja po vendos për zhbllokimin e mundshëm të negociatave të anëtarësimit me Serbinë.

Kryeprokurori publik Nenad Stefanoviq ka deklaruar më 2 dhjetor për portalin “Kosovo Online” se gjatë hetimeve lidhur me “ngjarjen në qytetin e Banjskës janë ndërmarrë mbi 40 veprime procedurale”.

Por avokati serb Bozho Preleviq i ka dyshimet e tij për ngritjen ose jo të një aktakuze ndaj Radoiciqit.

“Vendimi mund të jetë ngritja e një padie, ose jo ngritja e saj,” tha avokati.

“Ai vendim zakonisht merret pas analizimit të provave në shkresat e lëndës. Pasi që kjo lëndë është e mbyllur për publikun, ne nuk e dimë se çfarë provash ka prokurori dhe as nuk e dimë se kush është dëgjuar”, shton ai.

Prokuroria nuk iu përgjigj pyetjeve të REL se çfarë ka gjetur hetimi dhe çfarë veprimesh janë ndërmarrë.

Serbia e dyshon Radoiçiqin për “një krim të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme dhe prodhim, mbajtje dhe trafik të paligjshëm të armëve”.

Kosova, në anën tjetër, sulmin në Banjskë e cilëson si terrorist, ndërsa Radoiçiq dhe të tjerë të përfshirë janë të lidhur me shkeljen e rendit kushtetues dhe veprime kundër sistemit juridik të Kosovës.

Pas seancës dëgjimore në Beograd në tetor 2023, Radoiçiq u lirua, me ndalim të largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në stacionin policor kompetent çdo ditë të parë dhe të pesëmbëdhjetë të muajit.

Gjykata e Lartë i konfirmoi se kjo masë është shtyrë deri në janar 2025 dhe se Radoiçiq e “respekton”.

Megjithatë, nuk dihet se ku banon aktualisht Radoiçiq në Serbi.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk u përgjigj se në cilin stacion policor të raportohet.

Mëngjesin e 24 shtatorit 2023, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti e u lëndua një tjetër, në një sulm nga një grup i organizuar në Banjskë të Zveçanit.

Sulmi u dënua nga krerët e shtetit dhe ndërkombëtarët, duke bërë thirrje që autorët të dalin para drejtësisë

I gjithë rasti ndodhi pasi në hyrje të fshatit Banjskë ishin vendosur dy kamionë pa targa, duke e bllokuar hyrjen përmes urës në atë vend. Aty patrulla policore që pa barrikadën njoftoi kolegët tjerë në bazë, e që mesin e zyrtarëve që iu bashkuan kolegëve në vendngjarje ishte edhe rreshteri Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dy ditë pas sulmit, ka publikuar pamje të Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i cili është edhe pjesë e listës së zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, teksa shihet në Manastirin e Banjskës bashkë me sulmuesit tjerë. Ndaj tij, më 7 dhjetor 2023 u bë e ditur se INTERPOL ka lëshuar fletarrest, por se ende vazhdon të jetë në arrati.

Më 28 shtator 2023, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë që dënon sulmin në Banjskë. Rezolutë që dënon këtë sulm miratoi edhe Parlamenti Evropian më 19 tetor 2023.

E kreu i grupit kriminal, Milan Radioiçiq më 29 shtator mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
41
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
145
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
198
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
74
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
39
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
Lajme

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
24
Next Post
Rama, Komuna e Prishtinës në alarm: Kemi mbetur pa automjete qeveria të gjejë zgjidhje

Rama, Komuna e Prishtinës në alarm: Kemi mbetur pa automjete qeveria të gjejë zgjidhje

Më të fundit

  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
  • Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi