• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Pyper: 55 për qind e qytetarëve nuk do ta merrnin vaksinën kundër COVID-19 edhe sikur të kishin qasje në të

16/02/2021 - 16:33:01
Pyper: 55 për qind e qytetarëve nuk do ta merrnin vaksinën kundër COVID-19 edhe sikur të kishin qasje në të

Mosgatishmëri e lartë e njerëzve është vërejtur sa i përket marrjes së vaksinës kundër COVID-19 të kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Sipas sondazhit të kryer nga kompania e hulumtimeve Pyper, 55 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk do ta merrnin këtë vaksinë edhe sikur të kishin qasje në të. Siç duket, efektet anësore që mund të shfaqen nga vaksina apo 76 për qind janë arsyeja kryesore pse personat e anketuar nuk dëshirojnë ta marrin vaksinën përkundër faktit që efektet anësore të kësaj vaksine nuk janë të shpeshta dhe serioze.

Lexo më shumë

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

December 25, 2024
16
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore

Vdes në QKUK, pacienit i cili ishte lënduar nga shpërthimi i bombolës

December 21, 2024
14

Sipas BBC, prej të gjithë personave që kanë marrë këtë vaksinë, vetëm 1 në 3 persona kanë raportuar për efekte anësore ku asnjë prej këtyre efekteve nuk ishte serioze.

Arsyeja për këto qëndrime mund të jetë niveli i ulët i informimit të qytetarëve rreth vaksinës meqë është vërejtur ndërlidhje mes shkallës së informimit dhe gatishmërisë për t’u vaksinuar. Pra, sipas këtij sondazhi, personat më të informuar rreth vaksinës Pfizer/BioNTech kanë shprehur gatishmëri më të lartë për t’u vaksinuar. E sa i përket kësaj të fundit, vetëm 5.7 për qind e respondentëve kishin informata të shumta rreth vaksinës kurse pothuajse 40 për qind nuk kishin asnjë informatë rreth vaksinës dhe pothuajse çdo i treti ka pak informata rreth kësaj vaksine.

E në grupin e njerëzve që nuk dëshirojnë ta marrin vaksinën, kryesisht femrat përbëjnë pjesën më të madhe të grupit. E në anën tjetër, meshkujt kanë shprehur më shumë gatishmëri për ta marrë atë sipas rezultateve të këtij hulumtimi. Veç kësaj, 52 për qind e të anketuarve nuk do të dëshironin që as familjet e tyre ta marrin vaksinën kundër COVID-19. Kjo dëshirë për mosmarrje të vaksinës nga familja është përsëri më e shprehur te femrat apo 60 për qind sesa te meshkujt. Për dallim prej femrave, meshkujt kanë shprehur më shumë dëshirë sesa femrat që familjet e tyre ta marrin vaksinën.

Specifikat e sondazhit

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Mostra: Jo e rastësishme

Madhësia e mostrës: 2,200

Mostra sipas gjinisë: Femra (49.91%), Meshkuj (50.09%)

Mostra sipas grupmoshave
16 – 25 vjeç (42.09%)
26 – 35 vjeç (32.45%)
36 – 45 vjeç (14.41%)
46+ vjeç (11.05%)

Mostra sipas komunave
Prishtinë (19.77%)
Prizren (8.50%)
Ferizaj (7.95%)
Gjilan (7.23%)
Pejë (5.36%)
Mitrovicë (5.00%)
Podujevë (4.91%)
Gjakovë (4.32%)
Vushtrri ( 4.00%)
Lipjan (3.91%)
Fushë Kosovë (3.82%)
Rahovec (3.55%)
Gllogoc (3.05%)
Malishevë (2.64%)
Suharekë (2.05%)
Viti (1.95%)
Istog (1.73%)
Klinë (1.55%)
Skenderaj (1.55%)
Kamenicë (1.27%)
Kaçanik (1.23%)
Obiliq (1.18%)
Deçan (1.14%)
Shtime (1.00%)
Dragash (0.59%)
Hani i Elezit (0.41%)
Shtërpcë (0.14%)
Junik (0.09%)
Zubin Potok (0.05%)
Zveçan (0.05%)
Graçanicë (0.05%)

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër
Lajme

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

December 25, 2024
16
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore
Lajme

Vdes në QKUK, pacienit i cili ishte lënduar nga shpërthimi i bombolës

December 21, 2024
14
Spitali i Pejës i kryen 15 operacione të ndërlikuara
Lajme

Spitali i Pejës i kryen 15 operacione të ndërlikuara

March 13, 2024
98
Çka është dhe si trajtohet kjo semundje tek fëmijët
Këshilla dhe Zbulime Mjekësore

Çka është dhe si trajtohet kjo semundje tek fëmijët

January 25, 2024
141
Ja sa binjakë dhe trinjakë erdhën në jetë gjatë vitit 2023 në Prishtinë
Lajme

Ja sa binjakë dhe trinjakë erdhën në jetë gjatë vitit 2023 në Prishtinë

January 2, 2024
63
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore
Lajme

Skandaloze: Pacientët duhet të presin deri në katër muaj për rezonancë magnetike në Radiologji

December 23, 2023
29
Next Post
Kurti: Nuk do të kemi prioritet formimin e ekipit të dialogut me Serbinë

Kurti s’ka kufizime të jetë kryeministër

Më të fundit

  • KFOR-i flet për ” raketat” që fluturuan mbi Kosovë net më parë
  • A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?
  • “Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi