Emisari amerikan, Steve Witkoff është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
Nuk është e qartë nëse takimi është duke vazhduar apo nëse është zhvilluar tani, por kjo shënon herën e parë që dyshja është takuar që nga prilli, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Witkoff mbërriti në kryeqytetin rus sot, vetëm disa ditë para se afati ndaj Rusisë për të rënë dakord për një armëpushim të skadojë.














