Maji i 2024-së kishte bërë bashkë kryetarin e VV-së, Albin Kurti, dhe atë të PDK-së, Memli Krasniqin.
Atë kohë njëri në pozitë dhe tjetri në opozitë u takuan për t’u dakorduar për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Edhe në atë kohë, i vetmi nga liderët e partive të tjera që i kishte shkuar Kurtit në takim ishte Krasniqi.
Të njëjtit këta po takohen edhe sot ku do të bisedojnë për ngërçin e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Edhe përballja e sotme del të jetë në muajin maj, si në vitin e kaluar, takimi ishte mbajtur në të njëjtin muaj.
Krasniqi, pas përfundimit të takimi të majit të vitit të kaluar, tregoi edhe arsyet se pse kishte pranuar të marrë pjesë në atë takim.
“Unë kam ardhur në këtë takim, duke besu se interesi i qytetarëve të Kosovës është me u marrë me tema që u interesojnë atyre, jo ato që u interesojnë ambasadave. Duhet të kthehemi tek qytetarët, sepse 200 mijë qytetar kanë ikur se këtu nuk kanë gjetur një jetë të mirë”, shtoi Krasniqi.
Kurti edhe këtë vit ftoi edhe Lumir Abdixhikun, kryetarin e LDK-së për takim, por ky i njëjti është jashtë shtetit, dhe nga kjo parti për Klankosova.tv pohuan se nuk do të jenë të pranishëm në takim. /Klankosova.tv