Përbërësit:
– 1 kg kofshë pule;
– 4 qepë;
– lëng nga tre limona;
– 3 thelpinj hudhre;
– 50 ml krem të ëmbël;
– 2 lugë vaj;
– 10 g majdanoz;
– 3 lugë mustardë;
– 1 lugë të vogël sheqer;
– ½ lugë e vogël kripë;
– ½ lugë e vogël spec të kuq;
– 50 ml lëng pule.
Përgatitja:
1. Priteni qepën në feta (jo shumë të holla) dhe qitni në një enë pastaj qitni kremin e ëmbël, vajin, lëngun e limonit, thelpinjtë e hudhrës, mustardën, sheqerin, piperin dhe majdanozin e grirë imët.
2. Të gjitha përzieni mirë dhe zhvendosni në enën bashkë me kofshët e pulës. Përzieni derisa tretja të kapet për kofshë. Mbuloni me folie të tejdukshme dhe lëreni një orë që kofshët të marinohen.
3. Kofshët nxirrni nga marinada dhe radhisni në një tavë të thellë me vaj që të fërgohen disa minuta. Mos harroni t’i rrotulloni.
4. Pastaj shtoni marinadën dhe përzieni. Lyeni me yndyrë pule, mbuloni dhe lëreni të vlojnë në zjarr të ulët 20 minuta.
5. Kur të jenë bërë gati qitni sipër majdanozin e grirë.
Ju bëftë mirë!