Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë refuzuar mocionin e paraqitur nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Mocioni kishte për qëllim të përjashtonte nga aktakuzat disa fakte materiale që lidhen me ngjarje të ndodhura para majit të vitit 1998 dhe pas datës 20 qershor 1999, por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë.
Në lidhje me zhvillimet në Gjykatën Speciale, për Euronews ka folur edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili ka kritikuar ashpër mënyrën e veprimit të Prokurorisë Speciale dhe bashkëpunimin e saj me EULEX-in.
Mëngjesi me diell, pasditja me shi – Parashikimi i motit për të enjten
“Gjithkush është i trembur sepse Prokuroria Speciale vepron në këtë formë: Vijnë, të marrin telefonin, bëjnë bastisje në shtëpi, pa lajmëruar dhe pa marrë leje askujt. Prokuroria Speciale në bashkëpunim me EULEX-in janë pushtuesit e rinj të Kosovës. Ata nuk lajmërojnë as qeverinë dhe as policinë e Kosovës, vendosin të të sekuestrojnë gjithçka dhe të akuzojnë që nëse ankohesh, do të arrestojnë.
Ai shtoi se mënyra e funksionimit të Prokurorisë nuk ndryshon nga ajo e shtetit serb, duke theksuar: “Është e njëjta gjë që bën Serbia, nuk ka asnjë ndryshim në këtë mes.”














