Fabrika e njohur ushqimore, Northampton mund të përballet me një karantinë lokale, pasi 300 punonjës u testuan pozitivë për koronavirus.
Faciliteti ushqimor në zonën industriale Moulton Park Industrial Estate ka zbuluar se 292 pjesëtarë të stafit u sëmurën me Covid-19 dhe po vetëizolohen
Shefat zyrtarë të shëndetit thanë se 79 persona u testuan në spitalin shtetëror dhe 213 të tjerë nëpërmet një firme private.
Fabrika ushqimore besohet se është një nga më të mëdhatë në botë dhe për këtë arsye vendosi të testojë të gjithë punonjësit.