Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 129 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu në 1 mijë e 615 numrin e personave të infektuar me virus. Po ashtu, IKSHPK bën të ditur se sot janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 963 raste.
IKSHPK ka bërë të ditur se më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 46 raste.
“Komuna e Prishtinës 46 raste, sipas vendbanimit: 45 raste Prishtinë dhe 1 rast Hajvali”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.
IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse pasi që virusi është ende aktiv.