Gjilani e ka mundur 2:1 Prishtinën në një duel mes skuadrave pretendente për titull në Ipko Superligë, duke ia shkaktuar kështu disfatën e parë bardhekaltërve që prej rikthimit të futbollit pas pandemisë Covid-19.
Franc Veliu dhe Gerhard Progni i shënuan golat e triumfit për Gjilanin në Stadiumin e Qytetit në Gjilan të mërkurën dhe skifterët tani e kalojnë Prishtinën për një pikë në renditje duke kaluar në pozitën e tretë,
Pas ndeshjes, në fushë janë parë tensione, ku ka ndërhyrë edhe policia. Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku dhe futbollistët e tij i janë afruar gjyqtarëve për të kërkuar llogari për përjashtimin me të kuq të portierit Visar Bekaj