Gazeta Telegrami raportoi më herët se gjatë mbrëmjes së sotme ndodhi një rrahje në Hajvali të Prishtinës, ku u përdor edhe një armë zjarri e që si pasojë u lëndua një person.
Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Sinjalin se zyrtarët policorë kanë arrestuar personin e dyshuar si dhe kanë konfiskuar armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur.
“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar, si dhe ka konfiskuar armën e cila dyshohet të jetë përdorë në rast. Ndaj të dyshuarit në koordinim me prokurorin po kryhen veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha Ahmeti.