“Prince Valentino Corleone” është plagosur sot në orët e para të mëngjesit. Për plagosjen e tij si e dyshuar është arrestuar Anita Syla, me të cilën Corleone bashkëjeton prej vitesh.
Për shkak të plagës së marrë, Corleone është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, ndërsa pak më parë ai është liruar nga ky spital.
Për këtë ngjarje sot ka dalë me raport Policia e Kosovës, e cila veprën e cilësoi si “vrasje në tentativë”.
“Rr. Azem Azemi, Gjilan 11.08.2022 – 04:00. Raportohet se një mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, atij i është ofruar trajtimi mjekësor dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Personi i dyshuar, femër kosovare, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.