Një vrasje në tentativë është raportuar gjatë ditës së djeshme në Prizren.
Raportohet se në spitalin rajonal është dërguar viktima femër, e cila dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri.
Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.
Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull i dyshimtë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.