Në Spitalin e Pejës po trajtohen 59 pacientë me COVID-19.
38 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 15 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Nga Spital i Pejës kanë njoftuar se pesë pacientë janë shëruar.
“5 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 38 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raportin e Spitalit të Pejës.
Kurse nga personeli i spitalit, gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe katër punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19.