Rep-artistja Tayna, gjatë ditës së djeshme lansoi duetin e shumëpritur me Flori Mumajesin, “Magdalena”, shkruan TelegramiSot.
Ajo dhe Flori po shijojnë sukseset e para të kësaj kënge, e cila në orët e para është komentuar pozitivisht nga publiku.
Pasi lansoi këngën e re, Tayna vendosi të shijojë disa ditë pushimi në Mal të Zi, nga ku edhe solli pamjet e para.
Në disa imazhe që i ndau me ndjekësit në Instagram, Tayna ka treguar linjat trupore në bikini, nga vendi ku po qëndron.