Cristiano Ronaldo ka lënë prapa shqetësimin e mbingarkesës muskulore, duke u kthyer në stërvitje me grupin.
Ronaldo mungoi në fitoren 2-1 të Juventusit kundër Brescias për shkak të mbingarkesës muskulore në kofshë, por klubi ka konfirmuar se është stërvitur normalisht me ekipin e parë të enjten.
3-vjeçari e ka nisur sezonin në Serie A me 2 gola, por humbi betejën për çmimin ‘The Best’, të lojtarit të vitit nga FIFA, që e fitoi rivali, Lionel Messi.
Nëse gjërat qëndrojnë kështu, CR7 do të jetë gati për ndeshjen e së shtunës me SPAL-in.
Në anën tjetër, Alex Sandro nuk është stërvitur me skuadrën siç njofton Juve “për arsye familjare”.