• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Pas 4 viteve në pushtet Kosova në terr: Kurti, “s’kemi kapacitete gjeneruese”

07/01/2025 - 07:56:36
Nesër s’do të ketë rrymë deri në 9 orë në rajonin e Prishtinës

Ndonëse mbështetja e Kosovës në importe dhe mungesa e kapaciteteve për prodhimin e energjisë elektrike mbeten prej kohësh probleme të njohura, kryeministri Albin Kurti, në përfundim të mandatit të tij, të fituar me 50.2% në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, përsëriti të njëjtat mes përpjekjeve për të shmangur përgjegjësinë e qeverisë për mungesën e progresit në adresimin e sfidave energjetike të Kosovës.

Duke folur për KosovaPress-in, Kurti foli se si kriza energjetike e Kosovës rrjedh nga kapaciteti i pamjaftueshëm vendor dhe varësia nga importi.

Lexo më shumë

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
25
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k

Madje, Kurti e cilësoi situatën si një problem më të gjerë evropian. “Së pari rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndodhur në krejt kontinentin evropian, dhe meqenëse ne nuk kemi kapacitete që ta mbulojmë konsumin e energjisë elektrike, nuk kemi kapacitete gjeneruese, detyrohemi të importojmë, dhe në këtë mënyrë ne e importojmë çmimin e ngritur jashtë vendit. Kjo ka qenë para tre vjetëve shumë e rëndë. Por tash që po flasim situata është shumë më stabile”, tha Kurti.

Për deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, përgjegjësia kryesore për krizën i takon qeverisë Kurti. Ajo e akuzoi qeverinë për politizimin e institucioneve të pavarura të energjisë.

“Na kujtohet të gjithëve se si Kurti, kur ishte në opozitë, mbante përgjegjës të tjerët kur përballëshim me reduktime të energjisë elektrike. Është e vërtetë se KOSTT dhe ZRRE janë organe të pavarura, por jo në këtë mandat; LVV, meqë kishte shumicën në Kuvend, ka politizuar secilin institucion të pavarur dhe për këtë ekzistojnë faktet.” – tha Bajrami në një intervistë për Nacionalen.

Ajo gjithashtu theksoi se “për ta ruajtur fitimin e vet, KESCO nuk e siguron energjinë elektrike nga importi, ndërsa për të justifikuar këtë, ata dalin dhe thonë se reduktimet janë si rezultat i mbingarkesës në nënstacione dhe linja”.

Ajo gjithashtu kritikoi Zyrën e Rregullatorit për Energji të Kosovës (ZRRE), e cila ligjërisht është e obliguar të monitorojë parregullsitë, për mungesën e veprimeve.

“Pyetja është, ku është ZRRE-ja këto ditë? ZRRE e ka obligim, sipas ligjit, të monitorojë procesin dhe nëse konstaton parregullësi, të marrë masa sipas legjislacionit.” – tha ajo për Nacionalen.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Sipas raportit të Bankës Botërore, “Raporti i Vendit për Klimën dhe Zhvillimin”, si rezultat i rrijes së çmimeve të energjisë, shumë prej familjeve kosovare përballen me sfida të mëdha për të plotësuar nevojat bazë të konsumit energjetik, duke ndarë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave për të paguar faturat e larta të energjisë.

Sipas raportit, rreth 22 për qind e familjeve kosovare shpenzojnë 10 për qind ose më shumë të shpenzimeve mujore për faturat e energjisë, duke kaluar pragun që zakonisht përdoret për të përcaktuar varfërinë energjetike.

“Rreth 22 për qind e familjeve kosovare shpenzojnë 10 për qind ose më shumë të shpenzimeve mesatare mujore për faturat e energjisë, një prag tipik për varfërinë energjetike, dhe më shumë se 40 për qind të tjera nuk arrijnë t’i mbajnë shtëpitë e tyre mjaftueshëm të ngrohta.” – thuhet mes tjerash në raport.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
25
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës
Lajme

Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës

June 2, 2026
20
Kaltrina Lohaj, merr mbeshtetje të fuqishme në Viti
Lajme

Kaltrina Lohaj, merr mbeshtetje të fuqishme në Viti

June 1, 2026
31
Bardhaniqi si në luftë edhe sot me Ramush Haradinajn
Lajme

Bardhaniqi si në luftë edhe sot me Ramush Haradinajn

May 30, 2026
31
Nita Efendia Brovina, merr mbështetje të fuqishme në Novosellë e Rogovë
Lajme

Nita Efendia Brovina, merr mbështetje të fuqishme në Novosellë e Rogovë

May 30, 2026
18
Next Post
Vdes personi i parë në SHBA nga gripi i shpendëve

Vdes personi i parë në SHBA nga gripi i shpendëve

Më të fundit

  • Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
  • Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
  • Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi