Gold Ag i ishte ndaluar të shkonte në Preshevë për shkak të disa këngëve të tij.
Por, kjo ndalesë tashmë është pezulluar dhe Ariani ka arritur të shkoj në vendin e tij.
E vizita atje padyshim se për të ka shumë rëndësi pasi që ka vizituar varrin e babait të tij.
E nga ky moment ka ndarë një imazh e një dedikim mjaft emocional.
“Mirë se t’gjeta babë ë M’fal që mungova 3 vite pa dashjen time, por lutjet për ty nuk i ndal zemra nga çdo skaj i botës. Babë erdha me t’kallxu që je bo gjysh, do ta rris Guerilin me traditat që më rrite ti mua.Shpejt do t’vimë edhe bashk’ babë. Ah Preshevë era që nuk e ndjeva askund ë”, ka shkruar Ariani në postimin me foton tek varri.