Zgjerimi i rrjetit termik dhe infrastrukturës përcjellëse po shënon një epokë të re për Prishtinën.
Kryeshefi Ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani, ka njoftuar se në kuadër të analizës strategjike 2021–2025, janë përfshirë 13,030 njësi të reja banimi, që përfaqësojnë mbi 65,000 qytetarë me mundësi për t’u lidhur në sistemin e ngrohjes qendrore.
Kjo shifër përbën një nga zgjerimet më të mëdha në historinë e ndërmarrjes, duke rritur ndjeshëm kapacitetin shërbyes dhe përkrahur vizionin për një Prishtinë të Gjelbër, efikase dhe të qëndrueshme.
“Ky nuk është vetëm një investim në infrastrukturë – është një investim në mirëqenien dhe të ardhmen e qytetarëve të kryeqytetit”, deklaroi Osmani për Telegraminsot.
Me këtë hap gjigant, Termokos po i jep kuptim konkret Prishtinës së Gjelbër, duke kontribuar në uljen e ndotjes ajrore, kursimin e energjisë dhe rritjen e standardeve të jetesës.
Termokos – më shumë se ngrohje, një zgjidhje e qëndrueshme për të ardhmen.
#Termokos #PrishtinaeGjelbër #ZhvillimQëndrueshëm #NgrohjeQendrore #FisnikOsmani #Infrastrukturë #PerparimRama #Kryeqyteti #EkoPrishtina