• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet me sukses në operim

22/06/2025 - 19:03:03
Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet me sukses në operim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se sot, më datë 22.06.2025, njësia B1 e Termocentralit Kosova B është kthyer në operim pas realizimit të një sërë sanimesh intensive dhe të domosdoshme.

Edhe pse sipas parashikimeve fillestare, përfundimi i punimeve ishte planifikuar brenda një afati prej 48 orësh, falë përkushtimit të jashtëzakonshëm dhe profesionalizmit të ekipeve teknike, të gjitha ndërhyrjet janë realizuar në kohë më të shkurtër se sa ishte parashikuar.

Lexo më shumë

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”

June 20, 2025
14
KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF

Njoftimi i fundit nga KEK- u lidhur me operimin e njësive prodhuese

June 20, 2025
3

Punimet përfunduan rreth orës 15:30, kur filloi procesi i startimit të njësisë, ndërsa në ora 18:39, njësia u sinkronizua me rrjetin elektroenergjetik, dhe aktualisht është në gjendje plotësisht stabile dhe funksionale.

Punimet kryesore të realizuara gjatë kësaj periudhe përfshijnë:
• Sanimi i rrjedhjeve në kaldajë, me ndërrimin e rreth 30 gypave të dëmtuar në nivele të ndryshme;
• Sanimi i rrjedhjeve në kondenzator, me eliminimin e rreth 410 gypave me rrjedhje;
• Intervenime në skarën 1 dhe 2, me qëllim përmirësimi të performancës së djegies;
• Riparime në barrierën termike të pompës furnizuese PF1;
• Sanimi i defekteve në filtrin elektrik, në 7 nga 8 fushat e tij, me angazhim të pandërprerë teknik.

Kjo ndërhyrje e suksesshme dëshmon edhe një herë kapacitetin dhe përgatitjen profesionale të stafit të KEK sh.a., si dhe aftësinë për menaxhimin me përgjegjësi të proceseve të ndërlikuara teknike në funksion të sigurisë së furnizimit me energji.

Kryeshefi Ekzekutiv i KEK sh.a., z. Gramos Hashani, ka falënderuar të gjithë punonjësit e përfshirë në këtë proces, duke deklaruar:

“Ky sukses është rezultat i punës ekipore dhe përkushtimit të secilit prej jush. Ju falënderoj thellësisht për profesionalizmin dhe vullnetin që treguat në këtë ndërhyrje kaq të rëndësishme dhe sfiduese. Menaxhmenti dhe unë personalisht kemi qenë pranë jush gjatë gjithë kohës për të ofruar përkrahjen tonë, dhe sot ndjehemi krenarë për ju!”

KEK sh.a. riafirmon përkushtimin e saj për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, mirëmbajtje efikase të kapaciteteve prodhuese dhe menaxhim të përgjegjshëm të burimeve energjetike të vendit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Me respekt,
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”
Ekonomia

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”

June 20, 2025
14
KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF
Ekonomia

Njoftimi i fundit nga KEK- u lidhur me operimin e njësive prodhuese

June 20, 2025
3
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Ekonomia

KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën

June 20, 2025
24
Rritje e ekstreme e bitcoin pas zgjedhjes së Trampit, president
Bota

Bitcoin rritet mes tensioneve Izrael-Iran

June 17, 2025
18
Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video
Ekonomia

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

June 14, 2025
206
KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF
Ekonomia

KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF

June 12, 2025
20

Më të fundit

  • Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet me sukses në operim
  • Gjermania: Irani ti rifillojë ‘menjëherë’ bisedimet me ShBA-në
  • Këshilli i Sigurimit do të mblidhet urgjentisht pas sulmeve të Amerikës ndaj Iranit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi