Një vdekje dhe katër raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në zonat e banuara me serbë në Kosovë
Këto të dhëna i bëri të ditura epidemiologu Aleksandar Antonijeviq në një konferencë për shtyp ku poashtu njoftoi se tre persona të tjerë janë shëruar nga koronavirusi.
Sipas Antonijeviq viktima është nga veriu i Mitrovicës.
Që nga fillimi i pandemisë, janë testuar 4,335 persona, nga të cilët 944 persona janë konfirmuar se kanë virusinkorona.
Aktualisht, 433 raste janë aktive, ndërsa 524 persona janë shëruar.
Deri më tani, 36 persona të prekur me virus kanë vdekur në zonat e banuara me serbë në Kosovë.