Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunim në Pejë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM Pejë 12.10.2023 – 08:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer vepren e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.