IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 548 raste pozitive.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 73.048 raste nga 329.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.649 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 301 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.986 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.413.
Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 250 raste.
Pastaj, Pejë 34 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 22 raste.
Lipjan 20 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Vushtrri 16 raste, Ferizaj 15 raste.
Fushë-Kosovë 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Prizren 8 raste, Rahovec 8 raste, Skenderaj 8 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Drenas 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Malishevë.
IKSHPK kërkon nga qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse antiCOVID.