Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 77 pacientë me COVID-19.
Sipas njoftimit 19 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe një po trajtohet me metodën CPAP.
Spitali ka njoftuar se 13 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.