Koronavirusi i ka marr jetën inxhinierit shqiptar të pyjeve, Ferdin Liçaj.
Lajmin e ka bërë të ditur një mik i tij me anë të një postimi në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Te nderuar miq, sot u nda nga jeta njeriu im i dashur, Ferdin Liçaj. Ai nuk mundi t’i mbijetojë virusit të tmerrshëm që e preku përpara disa ditësh. Lajmi i largimit të tij nga kjo jetë më ka shokuar dhe më ka shkaktuar një boshllëk të madh shpirtëror”.
“Ferdini ishte model i njeriut, i ditur, i edukuar, i dashur dhe tepër njerëzor. Ai ishte një ekspert i talentuar dhe me aftësi të rralla në fushën e mjedisit dhe të pyjeve”, ka shkruar mes tjerash ai