Këngëtari i njohur shqiptar Naim Abazi në një intervistë në RTV Dukagjini ka shpalosur shumë gjëra nga jeta e tij.
Ai kujtoi një moment kur mjekët kishin dyshuar se është i prekur nga kanceri.
Mes shumë emocioneve ai u shpreh se ato ditë ishin ditë tmerri dhe që nga mendimi se po vdiste, kishte nisur të linte edhe amanete.