• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

MSh ende pa kontratë për vaksina, opozita e akuzon për neglizhencë

13/05/2021 - 07:59:46
MSh ende pa kontratë për vaksina, opozita e akuzon për neglizhencë

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë i cili nuk ka nënshkruar kontratë për blerjen e dozave të vaksinave anti-COVID.

Kosovarët deri më tani janë imunizuar me dozat e pranuara donacion nga Bashkimit Evropian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por përkundër kësaj në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se tashmë janë në proces të lidhjes së kontratës, madje sipas tyre me disa prej kompanive janë edhe drejt finalizimit.

Lexo më shumë

Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
2
Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

December 21, 2025
3

“Ministria e Shëndetësisë është në proces të lidhjes se kontratës për blerjen e vaksinave të nevojshme me disa nga kompanitë prodhuese. Ky proces është në fazë të përparuar derisa me disa prej tyre ky proces është shumë afër finalizimit. Sido që të jetë, për arsye të kushteve të konfidencialitetit të cilave iu nënshtrohet ky proces, jo vetëm me Kosovën, për hollësi të tjera do të njoftoheni në kohën e duhur”, ka thënë përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Këshilltari politik i ministrit të Shëndetësisë, Sami Uka.

Kritika karshi qeverisë së Kosovës për mosnënshkrim të kontratës për blerje të vaksinave ka adresua anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Bekim Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, thotë se me këtë ritëm të vaksinimit Kosovës do i duhen 10 vite e gjysmë që të përfundoj procesi i imunizimit karshi koronavirusit.

“Prej atyre deklarimeve që shumë shpejt do ketë kontratë të vaksinimeve nuk ka ende kjo është shumë shqetësuese sepse deri më tani vaksinat të cilat kanë arritur janë vetëm donacion të COVAX-it dhe Bashkimit Evropian dhe qeveria Kurti ende nuk ka arritur me i siguruar një kontratë dhe është e vetmja qeveri në Evropë që nuk ka kontratë për furnizim me vaksina dhe kjo është shumë shqetësuese sepse mungesa e vaksinave është rrezikim i shëndetit të qytetarëve. Çdo ditë e humbur në vaksinim është jetë e humbur për qytetarët. Për 10 ditë kemi pasur zero vaksinime tani ritmi i vaksinimit po shkon me një proces shumë të ngadalshëm me 600 mesatarisht në ditë janë e nëse vazhdohet me këtë ritëm të vaksinimit Kosovës i duhen 10 vite e gjysmë që të përfundojë procesi i vaksinimit”, theksoi Haxhiu.

Gazetari për shëndetësi, Bujar Vitia thotë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë arsye për mosblerje të dozave të vaksinave anti-COVID, pasi tashmë ekziston buxhet i ndarë dhe legjislacion i rregulluar.

“ Ministria e Shëndetësisë gjithmonë është thirrur në atë se është në proces dhe afër arritjes së marrëveshjes së ndonjë kontrata për blerje t vaksinave, por fatkeqësisht nuk kemi pasur asnjë informacion konkret nga MSH, përveç kësaj papërgjegjësie për të ndarë informacionet me publikun ende është duke vazhduar një neglizhencë e MSH por edhe qeverisë në përgjithësi për t’i siguruar vaksinat. Konsideroj që është bërë shumë vonë për të dhënë arsyetime për sigurimin e vaksinave buxheti është i ndarë legjislacioni është i rregulluar nuk ka asnjë arsye për asnjë vonesë qoftë Pfizer qoftë AstraZeneca, apo vaksina tjera të cilat mund të importohen në Kosovë nuk ka asnjë arsyetim për t’i vonuar. Çdo vonesë e me tutjemë krijon pasoja në menaxhimin e pandemisë në infektimin e grupeve të rrezikuar”, theksoi Vitia.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 dhe për nevojat tjera që lidhen me menaxhimin e pandemisë qeveria e Kosovës ka ndarë 40 milionë euro.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
2
Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim
Lajme

Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

December 21, 2025
3
Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan
Lajme

Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan

December 21, 2025
3
Nis prodhimi i veturës së parë fluturuese, do të kushtojë mijëra dollarë
Kuriozitet

Nis prodhimi i veturës së parë fluturuese, do të kushtojë mijëra dollarë

December 21, 2025
4
Zhegrova merr vërejtjet nga trajneri i Juventusit
Lajme

Zhegrova merr vërejtjet nga trajneri i Juventusit

December 21, 2025
5
Ja në cilën pozitën Barcelona e mbyll vitin dhe sa pikë i iku Real Madridit
Lajme

Ja në cilën pozitën Barcelona e mbyll vitin dhe sa pikë i iku Real Madridit

December 21, 2025
4
Next Post
Ky është 58-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura mbrëmë në Prishtinë

Ky është 58-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura mbrëmë në Prishtinë

Më të fundit

  • Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët
  • Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim
  • Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi