Tani, megjithatë, trendi është duke u diskutuar shumë se a duhet të bëhet apo jo, sepse kanë filluar të qarkullojnë lajme se filtri shumë lehtë mund të hiqet dhe ju të shfaqeni totalisht lakuriq, njoftoi BuzzFeed News.
Sfida e siluetës përfshin të ecësh me veshje të lirshme dhe më pas të kërcesh ose të pozosh, pastaj ju shfaqeni si një siluetë e ndriçuar nga një dritë e kuqe, transmeton TelegramiSot.
Trendi duket se përdor filtrin “vin rouge” të Snapchat për efektin e dritës së kuqe. Si një siluetë, pjesëmarrësit veshin më pak veshje sesa në pjesën e parë të videos, herë pas here të veshur me të brendshme ose duke pozuar nudo komplet.
Disa video të lidhura me këtë trend kanë grumbulluar miliona pëlqime.