Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore private në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka vazhduar me trajtimin e kërkesave për licencimin e shërbimit të testimeve për SARS COV-2.
Nga aplikacionet e shqyrtuara në vijim, janë licencuar edhe 10 Institucione Shëndetësore Private, për kryerjen e testimeve serologjike për SARS COV-2, njofton Ministria e Shëndetësisë përcjell Klan Kosova.