Një rast i kanosjes është raportuar më 12 maj në fshatin Novolan të Vushtrrisë,
Siç mëson nga burimet brenda Policisë një burrë ka raportuar në Polici se në numrin e tij të telefonit ka pranuar një mesazh me kërcënime dhe fjalë banale ndaj gruas dhe vajzës së tij.
Viktima ka deklaruar në Polici se ky nuk është mesazhi i vetëm me kërcënime që ai ka pranuar këto ditë.
Rasti në Polici është hapur si “kanosje”.