Që nga 13 marsi i vitit 2020, kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19, numri i të infektuarve ka shkuar në 62 mijë e 782 raste
Si pasojë e infektimi me koronavirus kanë vdekur 1 mijë e 528 persona.
Sipas njoftimit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) deri më tani 54 mijë e 440 persona janë shëruar nga infektimi me koronavirus.
Ndërkohë, në Kosovë janë 6 mijë e 814 raste aktive me COVID-19.