• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Maqedonia e Veriut voton sot për zgjedhjet lokale 2025

19/10/2025 - 09:21:48
Maqedonia e Veriut voton sot për zgjedhjet lokale 2025

Në Maqedoninë e Veriut mbahet raundi i parë i votimit për zgjedhjet komunale.

Zgjedhjet e sotme lokale janë zgjedhjet e teta lokale qe nga pavarësia e vendit në vitin 1991.

Lexo më shumë

Grenell, tregon se a ishin të ruse apo  ukrainase kokat bërthamore

Grenell: Gjykata e Hagës është totalisht e korruptuar, duhet t’i ndërpritet financimi

October 19, 2025
9
Ky është i dyshuari për kanosjen e kandidatit të AAK-së për kryetar të Junikut

Ky është i dyshuari për kanosjen e kandidatit të AAK-së për kryetar të Junikut

October 19, 2025
16

Fushata ka përfunduar zyrtarisht më 17 tetor në mesnatë, e ndjekur nga heshtja zgjedhore para votimit.

Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 kandidatura të pavarura. Votimi do të zhvillohet në 3.474 qendra votimi për 309 kandidatë për kryetar komunash dhe 576 lista për këshillat komunale me gjithsej 10.490 kandidatë. Qyteti i Shkupit ka më shumë kandidatë për kryetar bashkie – 16.

Qytetarët do të votojnë në të 80 komunat e vendit dhe në Qytetin e Shkupit për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe anëtarët e këshillave komunalë.

Ndër partitë shqiptare në garë janë koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim AKI.

Izet Mexhiti nga VLEN dhe Bujar Osmani nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI garojnë për kryetar të Komunës së Çairit. Bilall Kasami nga VLEN dhe Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI në Tetovë. Daut Beqiri nga VLEN është kandidat për komunën e Haraçinës.

Erkan Arifi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI është në garë për të parin e Likovës. Blerim Sejdiu nga VLEN është në garë për kreun e komunës së Zhelinës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Selver Hajdini është kandidat nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI për komunën e Kumanovës. Sebaudin Dauti është kandidat i VLEN-it për Gostivar, Fisnik Mela, kandidat i VLEN për kryetar të Dibrës, ndërsa Aleanca Kombëtare për Integrim AKI garon me Arsim Dalipin për komunën e Strugës.

Visar Ademi është kandidat i pavarur shqiptar në garën për kreun e Gostivarit. Një tjetër kandidat i pavarur shqiptar do të garojë për Strugën – Mendi Qyra.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka kryer përgatitjet në kuadër të kompetencave të saj, me qëllim zbatimin e pandërprerë dhe të sigurt të procesit zgjedhor dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe partive politike, të kontribuojnë për një atmosferë të qetë dhe demokratike.

Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim dhe ata që janë paraqitur për votim dhe janë të vendosur në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare, kanë votuar ditën e shtunë – 18 tetor.

Sipas KSHZ-së, deri në orën 15:30, nga gjithsej 8.848 persona të sëmurë ose të pafuqishëm, të cilët kanë mundur ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, e kanë ushtruar gjithsej 5.385.

Madje, nga gjithsej 2.162 persona që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim të drejtën e votës deri në orën 15:30 e kanë ushtruar 810. Në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare deri në orën 15:30 nga gjithsej 442 persona të vendosur në këto institucione, kanë votuar 135 votues.

Zgjedhjet lokale do të vëzhgohen nga mbi 1.400 vëzhgues, vendas dhe të huaj. Numri më i madh i vëzhguesve vjen nga ODIHR, shoqata “Wake up” dhe “Civil”

Të drejtë vote kanë gjithsej 1.832.415 qytetarë, prej të cilëve 1.717.803 ndodhen në vend. Numri i përgjithshëm i votuesve të rinj në listën zgjedhore është 25 mijë e 603.

Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të votuesve të regjistruar – 474.304, pasuar nga Kumanova 94.041, Tetova 87.878, Gostivari 82.893 dhe Manastiri 77.253. Komunat me më pak votues janë Lozova me 1.905, Vevçani 2.092 dhe Novaci me 2.429 qytetarë me të drejtë vote.

Qendra më e madhe votimi ndodhet në lagjen Butel të Shkupit, me gjithsej 1.432 votues. Në 70 qendra votimi numri i votuesve tejkalon 1.000, dhe aty ku ka qenë e mundur, për funksionalitet më të mirë, votuesit janë ndarë në qendra fqinje.

Në diasporë nuk do të ketë votim të organizuar, por qytetarët jashtë vendit mund të votojnë nëse kthehen në Maqedoni gjatë ditës së zgjedhjeve.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale është planifikuar për datën 2 nëntor.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Grenell, tregon se a ishin të ruse apo  ukrainase kokat bërthamore
Lajme

Grenell: Gjykata e Hagës është totalisht e korruptuar, duhet t’i ndërpritet financimi

October 19, 2025
9
Ky është i dyshuari për kanosjen e kandidatit të AAK-së për kryetar të Junikut
Lajme

Ky është i dyshuari për kanosjen e kandidatit të AAK-së për kryetar të Junikut

October 19, 2025
16
Prokuroria Speciale me  aksioni në veri – Bastisjet në Zubin Potok dhe Zveçan
Lajme

Prokuroria Speciale me aksioni në veri – Bastisjet në Zubin Potok dhe Zveçan

October 19, 2025
11
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Istogasi kapet me pistoletë dhe 33 fishekë gjatë kontrollit policor

October 18, 2025
7
Iu përkeqësua gjendja teksa po shëtiste, vdes një person në Podujevë
Lajme

Iu përkeqësua gjendja teksa po shëtiste, vdes një person në Podujevë

October 18, 2025
26
Bastisje në Podujevë, policia gjen armë, municion e drogë
Lajme

Bastisje në Podujevë, policia gjen armë, municion e drogë

October 18, 2025
15
Next Post
Prokuroria Speciale me  aksioni në veri – Bastisjet në Zubin Potok dhe Zveçan

Prokuroria Speciale me aksioni në veri – Bastisjet në Zubin Potok dhe Zveçan

Më të fundit

  • Grenell: Gjykata e Hagës është totalisht e korruptuar, duhet t’i ndërpritet financimi
  • Ky është i dyshuari për kanosjen e kandidatit të AAK-së për kryetar të Junikut
  • Prokuroria Speciale me aksioni në veri – Bastisjet në Zubin Potok dhe Zveçan
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi