Komuna e Malishevës ka disa ditë që është duke u përballur me një numër të madh të personave të prekur nga koronavirus e po ashtu po vazhdon të përballet me problemin e rriqërave.
Mirëpo siç duket këto nuk janë problemet e vetme të kësaj komune, shkruan IndeksOnline.
Në disa pamje të siguruara shihet se pishat e fshatit Balincë në komunën e Malishevës janë përfshirë nga flakët.
Sipas qytetarëve Komuna e Malishevës kishte vetëm tre zjarrëfikës, po ashtu ata kanë treguar që edhe pse në këto kohë po kërkohet për qëndrim në shtëpi ky vend po vizitohet nga qytetarë të shumtë.