• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Lutfi Haziri: Glauk Konjufcën po rren, e ka vërbuar pushteti

14/05/2020 - 11:00:11
Lutfi Haziri:  Glauk Konjufcën po rren, e ka vërbuar pushteti

Glauk Konjufca ka thënë se Lutfi Haziri ka interferuar politikisht për të mundësuar kthimin e Agon Musliut nga Gjermania. Sipas Konjufcës, Kryetari i Gjilanit ka përmendur se studenti 26 vjeçar vuante nga depresioni dhe pikërisht për këtë  kthimi i ti nuk duhej të ndodhte fare. Derisa Konjufca kërkon hetime në këtë linjë, Lutfi Haziri në një prononcim për Gazetën Express i ka mohuar deklaratat e Konjufcës, për të cilin thotë se e ka humbur arsyen.

Kryediplomati Glauk Konjufca ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit, për kthimin e studentit kosovar nga Gjermania, i cili vdiq një ditë pasi u vendos në karantinë te konviktet  në Prishtinë.

Lexo më shumë

Erdogan nervozohet pasi Kosova vendosi të hapë ambasadë në Jerusalem: E tradhëtuat Turqinë

Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit

June 18, 2025
2
Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

June 18, 2025
17

Konjufca, tha se Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka pasur informata se 26-vjecari nga Gjilani ka qenë i sëmurë, ndërsa e ka akuzuar Hazirin për interferim.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk është e vërtetë që ai e ka përmendur “depresionin”, kur ka folur me ambasadorin e Kosovës në Gjermani për kthimin e 26-vjecarit Agon Musliu nga Gjermania.

“Nuk është e vërtetë. Nuk ka raport zyrtar. Hetimet po merren me këtë. Nuk është mirë me folë gjatë kohës së hetimeve. Glauku e ka humbur arsyen se është verbëru prej pushtetit”, ka thënë Haziri.

Kryetari i Gjilanit ka refuzuar të komentojë tutje deklaratat e tjerë të Konjufcës, duke i cilësuar si të pavërteta.

“Nuk kam koment se është ka rren krejt”, u shpreh Haziri.

Ndërkaq, mbrëmë Ministri në detyrë i Punëvve të Jashtme ka folur rreth procedurave të kthimit të Agon Musliut, duke thënë se ai s’është dashur të kthehej. Ai përmend një raport zyrtar, sipas të cilit, Haziri i ka thënë ambasadorit kosovar në Gjermani se Agoni kishte probleme psikologjike, e përkundër kësaj, është kthyer, në vend se të trajtohej në Gjermani.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Ne e kemi në raport zyrtar që kryetari i komunës ia ka përmendur ambasadorit problemet psikologjike dhe ia ka përmendur fjalën depresion. Kjo ka ardhur në MPJ 24 orë pas rastit”.

“Unë mendoj që nëse e keni një informacion të tillë, ku për një person të caktuar e përdorni fjalën depresion. Ai person nuk guxon absolutisht me hypë në Aeroplan dhe me u kthyer në Kosovë, është gabim vendimi për kthimin e tij në Kosovë. Ai do të duhej ta merrte trajtimin e tij në Gjermani, aty ku është”, është shprehur Konjufca.

Ministri thotë figura politike e kanë mundësuar kthimin e Agonit, duke pohuar se e ka fjalën për Hazirin.

“Pasi ka ndodhur rasti dhe ne jemi interesuar, ekipet me MPJ-së, kanë komunikuar me Ambasadën tonë në Gjermani dhe kemi marrë një raport, fatkeqësisht me vonesë, në të cilin thuhet: përmes figurave politike të rëndësishme në Kosovë që kanë ndërhyrë tek ambasadori, është mundësuar kthimi i tij në Kosovë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka ftuar Prokurorinë që të hetojë rastin në detaje dhe se janë të gatshëm të ofrojnë të gjitha ato që i kanë në dispozicion.

“Nuk është dashtë me na munguar një informacion i tillë. Këtu ka përgjegjësi të nivele shumë të holla, me këtë rast duhet të merret Prokuroria dhe jemi të gatshëm me ia ofruar krejt çka kemi. Si email që ka ardhur se të ndjerit i duhet psikolog, që ka ardhur 13 minuta para se ai të kryente aktin. E deri te kjo që kryetari i komunës ia ka shpjeguar ambasadorit gjendjen. Krejt këto janë hallka që e ftoj Prokurorinë me u marrë ku secili e ka përgjegjësinë e tij”, ka thënë Konjufca.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Erdogan nervozohet pasi Kosova vendosi të hapë ambasadë në Jerusalem: E tradhëtuat Turqinë
Lajme

Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit

June 18, 2025
2
Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump
Lajme

Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

June 18, 2025
17
I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin
Lajme

I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin

June 18, 2025
11
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Jep dorëheqje nënkryetari i VV-së në Skenderaj

June 18, 2025
19
Nuk i eci Kurtit, loja : Deputetja e LDK-së thot se nuk voton ndryshe nga partia
Lajme

Nuk i eci Kurtit, loja : Deputetja e LDK-së thot se nuk voton ndryshe nga partia

June 18, 2025
25
Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj
Lajme

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj

June 17, 2025
58
Next Post
Kur pritet të mbahet gjykimi ndaj Besim Beqajt, Mimoza Kusari-Lilës, Nenad Rashiqit e Dardan Gashit?

Kur pritet të mbahet gjykimi ndaj Besim Beqajt, Mimoza Kusari-Lilës, Nenad Rashiqit e Dardan Gashit?

Më të fundit

  • Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit
  • Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump
  • I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi