• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Lirohet nga akuza ish-kryeshefi i IPK-së, ja për çka u akuzua

14/07/2022 - 19:28:15
Lirohet nga akuza ish-kryeshefi i IPK-së, ja për çka u akuzua

Lirohet nga aktakuza ish-kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) Fitim Shishani, ndërsa me 1 vit e 5 muaj burgim me kusht për sh-drejtoreshën për Hetime Speciale, Valbona Osmani si dhe 1 vit e 5 muaj burgim me kusht për ish-drejtorin e Departamentit për Hetime në këtë institucion, Jetullah Aliu.

Aktgjykimi ndaj të njëjtëve u shpall të enjten nga gjyqtarja Donika Shala-Abdyli, raporton ”Betimi për Drejtësi”.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Mbytet në punë kosovar në Austri

June 5, 2025
62
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash

Gjendet një burrë i vdekur në Fushë Kosovë

June 5, 2025
9

Të akuzuarit Osmai dhe Aliu janë dënuar secili veç e veç për 1 vit e 5 muaj i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse brenda periudhës verifikuese prej 1 viti nga kur ky aktgjykim bëhet i plotëfuqishëm nuk kryejnë vepër tjetër penale.

Po ashtu sipas këtij aktgjykimi, dy të akuzuarit detyrohen të që t’i paguajnë shpenzimet e procedurës dhe në emër të paushallit gjyqësor 50 euro dhe në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit shumën 30 euro.

Kundër këtij aktgjykimi, lejohet e drejta e ankesës në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të të nijetit me shkrim.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 4 nëntor 2019, i kishte liruar nga akuza, Fitim Shishanin, Valbona Osmanin dhe Jetullah Aliun, me arsyetimin se nuk ishte provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale që u vihej në barrë.

Mirëpo pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit, më 27 prill 2020, e ka anuluar aktgjykimin e Themelores dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje.

Sipas aktakuzës së ndryshuar në qershor të 2019-ës, Fitim Shishani, Jetullah Aliu dhe Valbona Osmani , akuzohen se me 19 korrik 2013, nga ora 14:00 e deri me 20 korrik 2013, në orën 02:50, fillimisht në Ferizaj e pastaj në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtarë pranë Inspektoratit Policor të Kosovës, me dashje, në marrëveshje dhe konsultim mes veti, duke keqpërdorur detyrën dhe shkelur autorizimet zyrtare, kanë privuar kundërligjshëm nga liria të dëmtuarin Q.V, hetues policor në IPK dhe njëkohësisht e kanë privuar të njëjtin nga e drejta e kontaktit me familjen përmes telefonit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Tutje, thuhet se në ditën kritike në ora 14:00, i akuzuari Aliu, së bashku me të akuzuarën Osmani, kanë shkuar në oborrin e një moteli, ku kanë hasur me të dëmtuarin Q.V, ku i akuzuari Aliu pa asnjë urdhër paraprak i ka sekuestruar të dëmtuarit revolen zyrtare, distinktivin dhe telefonin mobil.

Në aktin akuzues thuhet se pa autorizim të prokurorit dhe në konsultim me të akuzuarin Shishani, të akuzuarit Aliu dhe Osmani e kanë shoqëruar të dëmtuarin për intervistë si i dyshuar në stacionin policor në Ferizaj, duke e mbikëqyrur të njëjtin pas asnjë liri të lëvizjes së lirë.

Me ç’rast i dëmtuari Q.V është marrë në pyetje si i dyshuar nga një hetues policor, nga ora 16:00 deri në ora 17:00 përkundër autorizimit të prokurorit kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj për të liruar të dëmtuarin.

Gjithmonë sipas aktakuzës e akuzuara Osmani, në konsultim me të akuzuarit Aliu dhe Shishani së bashku me dëshmitarin Burim Raqi, e kanë shoqëruar të dëmtuarin në zyrat e IPK në Hajvali, ku gjendej edhe i akuzuari Shishani, ku i Q.V pa pëlqimin e tij është mbajtur në një sallë të IPK, duke qenë vazhdimisht nën mbikëqyrjen e të akuzuarve Aliu dhe Osmani.

Tutje, thuhet se nuk është lejuar që i dëmtuari Q.V të largohet nga salla dhe nga ndërtesa e IPK-së, deri në ora 23:50, pas tetë orësh ndalimi, i njëjti është marrë nga hetuesit e DHTQNJ Prishtinë, të cilët janë konsultuar paraprakisht dhe në vazhdimësi me të akuzuarit Aliu dhe Osmani.

Me ç’rast, i dëmtuari thuhet se është intervistuar sërish nga hetuesi policor Besnik Haziraj në zyrat e kësaj drejtorie dhe në konsultim me të akuzuarën Osmani është liruar.

Për këto veprime, tre të akuzuarit akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”, nga neni 196, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Mbytet në punë kosovar në Austri

June 5, 2025
62
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Gjendet një burrë i vdekur në Fushë Kosovë

June 5, 2025
9
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Aksident i rëndë: Veturë e godet një motoçiklist në rrugën e transitit të Pejës

June 5, 2025
5
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot mbahet seanca e “Cirkut” të 27-të në Kuvendin e Kosovës

June 5, 2025
9
Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës
Bota

Trumpi ua ndalon ShBA-n qytetarëve të 12 shteteve

June 5, 2025
14
Vëllezërit nga Deçani i sulmojnë policët, arrestohen
Lajme

Nga 30 ditë paraburgim për 22 të dyshuarit për drogë

June 5, 2025
7
Next Post
Suspendohet Kryeprokurori i Gjakovës që ia çoi pyetjet e testit kandidatës

Suspendohet Kryeprokurori i Gjakovës që ia çoi pyetjet e testit kandidatës

Më të fundit

  • Mbytet në punë kosovar në Austri
  • Gjendet një burrë i vdekur në Fushë Kosovë
  • Aksident i rëndë: Veturë e godet një motoçiklist në rrugën e transitit të Pejës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi