Edhe gjashtë persona me COVID-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Kosovë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 498.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 141 raste pozitive, derisa 143 pacientë janë shëruar.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 12981 nga 49277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 9085 raste.