Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend nga pandemia COVID-19 kanë ndërruar jetë 9 persona.
Aktualisht numri i përgjithshëm i të vdekurëve nga ky virus në Kosovë shkon në numrin 390, transmeton Klan Kosova.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924.