Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit që dyshohet për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, i cili edhe pas bastisjes së autoriteteve është në arrati.
Burimet ekskluzive të Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Brahim Komoni, 36 vjeçar, nga lagjja Dardania III – Pejë, i cili më 11 korrik 2025 ishte cak i një aksioni të Njësisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Njësisë për Reagim të Shpejtë – Pejë.
Gjatë bastisjes në një aneks të ndarë nga shtëpia e tij, policia ka sekuestruar: 960 gramë marihuanë, 2 armë zjarri (revole) me nga 2 fishekë secila.
Në momentin e ndërhyrjes, i dyshuari nuk është hasur në banesë, dhe prej atëherë ndodhet në arrati. Autoritetet policore, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur procedurat hetimore dhe janë në kërkim aktiv për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Ndaj tij po zhvillohet hetim për:” Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sinjali ka kontaktuar burime zyrtare pranë Prokurorisë dhe Policisë, të cilët konfirmojnë se rasti mbetet nën hetim intensiv dhe ftojnë qytetarët që të bashkëpunojnë në rast se kanë informacione për vendndodhjen e të dyshuarit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.














