• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ky është deputeti shqiptar që ja shpëtoi jetën një foshnjës në Mal të Zi

20/03/2023 - 18:39:02
Ky është deputeti shqiptar që ja  shpëtoi jetën një foshnjës në Mal të Zi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, në Mal të Zi shkoi si pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që pasi ditën e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.

Ai ndoshta mendoi se ishte detyra e tij e vetme gjatë vizitës së tij në Podgoricë, por megjithatë, misioni i tij të hënën doli të ishte dukshëm më i madh se aq, raporton gazeta malaziase “Pobjeda”.

Lexo më shumë

Jarinja, cak për propagandën ruse

U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?

November 5, 2025
11
Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

November 5, 2025
6

Dibrani ndihmoi në shpëtimin e një foshnje, të cilën e nxorën nga lumi Moraça i ftohtë, punonjësit e “Zelenilit”, Aldin Ibrahimoviq, Almur Mujak dhe Shpejtim Demaj.

Fal guximit, qetësisë, por edhe njohurive që ka si prind i tre fëmijëve të mitur, Dibrani nxori ujin nga mushkëritë e foshnjës dhe praktikisht e “ringjalli”.

Ai në intervistë për gazetën “Pobjeda” ka thënë se nuk besonte se do t’ia dilte.

“Po e kaloja urën dhe shikova drejt ujit kur pashë një grua dhe një fëmijë që notonin në lumë. Disa djem të tjerë erdhën, zbritën në lumë dhe nxorën foshnjën nga uji. Ndërsa të tjerë thirrën një ambulancë. Vrapova drejt tyre dhe pashë që po mbanin në krahë foshnjën, e cila nuk kishte shenja jete. Meqenëse kam një fëmijë të vogël në shtëpi, e dija çfarë të bëja në situatë të tillë”, tha Dibrani.

Ai kishte frikë se ishte tepër vonë, por nuk u dorëzua.

“E mora foshnjën prej tyre dhe u përpoqa të bëja atë që di, sa më mirë që mundem, e shtrëngova foshnjën, dhe ia nxora ujin nga mushkëritë. Kur e dëgjova të qartën e tij, nxitova te urgjenca dhe ia dorëzova foshnjën”, thotë Dibrani.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ai tregon se foshnja kishte qenë në lumë për disa minuta.

“Vetëm shpresoja që fëmija të fillonte të merrte frymë. Dhe kur dëgjova britmën e tij, më dha energji shtesë për t’ia dalë mbanë që ta shpëtoj”, tha Dibranii. “Do të përqafoj fëmijët e mi, dhe në mendjen time shpresoj që foshnja së shpejti të jetë sërish e shëndetshme me prindërit e tij”.

Të dielën janë mbajtur zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.

Adnan Dibrani që është nga Mitrovica, ka migruar në Suedi në vitin 1992 si 7-vjeçar. Ai është deputet i Parlamentit të Suedisë nga radhët e Socialdemokratëve.

Dibranin e ka përgëzuar deputeti i Malit të Zi, Andrija Nikoliq, në “Tëitter”.

“Vjen si i dërguar i Suedisë që të monitorosh zgjedhjet në Mal të Zi e kthehesh në shtëpi si hero. Adnan Dibrani, Mali i Zi do të mbajë në mend për veprën e mirë që bëtë, duke ia shpëtuar jetën foshnjës së bashku me punonjësit trima të Zelenilit”, ka shkruar Nikoliq.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Jarinja, cak për propagandën ruse
Lajme

U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?

November 5, 2025
11
Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali
Bota

Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

November 5, 2025
6
40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine
Bota

40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine

November 5, 2025
5
9 të vdekur ga zjarr i madh në shtëpinë e pleqve në Bosnjës
Lajme

9 të vdekur ga zjarr i madh në shtëpinë e pleqve në Bosnjës

November 5, 2025
5
Konjufca, mandatari pa vota të siguruara
Lajme

Konjufca, mandatari pa vota të siguruara

November 5, 2025
11
Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
Lajme

Limaj, tregon se a ka votë për Konjufcës

November 4, 2025
46
Next Post
Vdekja tragjike e kadetit të Policisë, dështon gjykimi për shkak të mungesës së atyre qe e lanë të vdiste

Vdekja tragjike e kadetit të Policisë, dështon gjykimi për shkak të mungesës së atyre qe e lanë të vdiste

Më të fundit

  • U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?
  • Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali
  • 40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi