• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kushtetuesja e çarmatos VV’në për votimin e fshehtë

27/06/2025 - 17:27:49
“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që u publikua dje, ka nxitur një valë debatesh nga akterët e “pushtetit” dhe të “opozitës”. Kushtetuesja nëpërmjet aktgjykimit 47 faqesh ka vlerësuar kushtetutshmërinë e aktit të hedhjes në votim të formimit të komisionit për votim të fshehtë nga kryesuesi i VV’së, Avni Dehari. Aktgjykimi gjen se as Kushtetuta e as rregullorja e Kuvendit nuk përcaktojnë mënyrën e votimit , përderisa Dehari kishte thënë se votimi i fshehtë parashihet me rregullore. Kushtetuesja në aktgjykim thotë se zgjedhja e kryetarit duhet të bëhet sipas praktikave të deritashme parlamentare – me votim të hapur, shkruan Gazeta Express.

Lëvizja Vetëvendosje e cila ka instruktuar Avni Deharin në cilësinë e kryesuesit të seancës për konstituimin e Kuvendit, që të procedojë me hedhjen në votim të formimit të Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, e ka humbur argumentin në Gjykatën Kushtetuese, e cila dje e tha fjalën për këtë çështje.

Lexo më shumë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Shqipëri

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Shqipëri

June 27, 2025
10
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Gjendet pa shenja jete një 33-vjeçar

June 27, 2025
20

Kushtetuesja në pikën 182 të Aktgjykimit ka konstatuar se as në Kushtetutë nuk përcaktohet nëse votimi duhet të jetë i fshehtë ose i hapur, e as në rregulloren e Kuvendit.

Gjykata fillimisht , në pikën 172 të aktgjykimit, ka sjell deklarimin e Deharit i cili më 1 maj kishte vendosur që deputetëve t’ua hedhtë për votimin formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit.

Dehari këtë e kishte arsyetuar me qëllim të zhbllokimit të procesit derisa ky veprim i tij kishte shkaktuar imitim tek partitë të cilat kishin kundërshtuar tentimin për ndërrimin e votimit duke mos marrë pjesë në votim. Vetëvendosje e kishte bërë të kundërtën, i kishte akuzuar partitë që po e bllokojnë procesin.

Çfarë thotë pika 174 e Aktgjykimit?

174. Gjykata fillimisht rikujton që nga procesverbali i mbledhjes rezulton që më 1 maj 2025, në vazhdimin e Seancës Konstituive, bazuar në transkriptin e kësaj seance, Kryesuesi theksoi që: “Deri sot kemi pasur disa tentime, por pa prodhuar rezultate në zgjedhjen e kryesisë dhe konstituimit të Kuvendit. Duke marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 për çështjen e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, përkatësisht paragrafin 124 ku thuhet: ”Votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë apo cfarëdo forme tjetër.” Dhe, bazuar edhe në Rregulloren e Kuvendit, e cila në nenin 61, paragrafi 4 e parasheh edhe votimin e fshehtë. Andaj me qëllim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund të hapë rrugë për konstituimin është votimi në mënyrë të fshehtë me fletëvotime fizike.” Në vijim të këtij deklarimi, Kryesuesi ftoi partitë politike që të propozojnë nga 1 (një) anëtar për Komisionin për Votim të Fshehtë, lidhur me ndryshimin e mënyrës së votimit. Gjykata po ashtu vëren se në seancën e 1 majit 2025, ku u konstatua se të pranishëm ishin 100 (njëqind) deputetë, në votimin anëtarëve të propozuar për Komisionin për Votim të Fshehtë , 55 (pesëdhjetë e pesë) deputetë votuan për, 1 (një) deputet votoi kundër dhe asnjë abstenim.

Gjykata ka konstatuar se procesi i votimit për zgjedhjes e kryetarit të Kuvendit (Albulena Haxhiut) ka filluar në bazë të praktikave të mëparshme parlamentare (votim i hapur).

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Tutje, në pikën 182, theksohet se mënyra e votimit për kryetarin e Kuvendit dhe Nënkryetarëve s’është përcaktuar as me Kushtetutë as me rregullore.

178. Gjykata thekson që çështja e mënyrës së votimit në Seancën Konstituive, përkatësisht nëse e njëjta duhet të jetë në mënyrë të hapur apo të fshehtë nuk është përcaktuar as me dispozitat kushtetuese dhe as në Kreun IV të Rregullores së Kuvendit. Gjykata vëren se Kreu i IV (Konstituimi i Kuvendit) i Rregullores së Kuvendit, në kontekstin e mbajtjes së seancës konstituive nuk përmban asnjë referencë në nenin 53 (Ndryshimi i rendit të ditës), nenin 57 (Mocionet procedurale), si dhe as në nenin 122 (Interpretimi i Rregullores së Kuvendit). Secili nga këto nene të Rregullores së Kuvendit përcaktojnë qartë dhe shprehimisht rrethanat në të cilat shtrihet fushëveprimi i tyre, palët që mund të iniciojnë ato veprime apo autorizimet e tyre, si dhe çështjet për të cilat mund të bëhen apo kohën kur mund të ngritën propozime të tilla.

182. Gjykata duke iu rikthyer rregullimit kushtetues të Republikës së Kosovës, rikujton që neni 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] i Kushtetutës nuk përcakton mënyrën e votimit për Kryetar dhe nënkryetarë të Kuvendit, përkatësisht nuk përcakton nëse votimi duhet të jetë i fshehtë ose i hapur. Një përcaktim i tillë, nuk është specifikuar as në Kreun IV të Rregullores së Kuvendit, dispozitat e të cilit përcaktojnë procedurën e seancës për konstituimin e Kuvendit. Në bazë të shkresave të përcjella nga Sekretaria e Kuvendit, Gjykata vëren se fillimi i procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, Legjislaturës së IX-të, është bërë sipas praktikave të mëparshme parlamentare.

Më tej, aktgjykimi i sqaron rastet, bazuar në Kushtetutë, kur aplikohet votimi i fshehtë.

179. Në vijim, dhe për aq sa është relevante në rrethanat e kërkesës së tanishme, Gjykata i referohet mënyrës së votimit për zgjedhjen e organeve kushtetuese sikurse është paraparë me Kushtetutë. Gjykata vëren që përcaktimet në Kushtetutë për votimin e fshehtë janë të specifikuara në paragrafin 1 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës, përmes të cilit specifikohet që: “Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.”; dhe paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës, përmes të cilit specifikohet që: “Zgjedhja e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Gjykatës Kushtetuese, bëhet nga gjyqtarët të Gjykatës Kushtetuese me votim të fshehtë të gjyqtarëve të Gjykatës, […]”.

Edhe pse Aktgjykimi është kritikuar nëpër studio televizive si tekst ‘hezitues’ për të dhënë përfundime më të prera, Kushtetuesja i ka kërkuar Grupit Parlamentar më të madh (VV’së) që të gjejë kompromis duke e arritur shumicën e votave.

“…e drejta për të propozuar Kryetarin/en e Kuvendit, e rezervuar për grupin më të madh parlamentar, është vendosur përmes Aktgjykimit në rastin KO119/14; (iv) propozimi i kandidatit për Kryetar/e të Kuvendit është i ndërlidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me arritjen e shumicës së votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, dhe si e tillë kjo e drejtë për propozimin e kandidatit për Kryetar/e të Kuvendit përbën njëkohësisht edhe detyrim për grupin më të madh parlamentar për bashkëpunim në mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare për të gjetur konsensusin apo kompromisin e nevojshëm” theksohet në votim.

Si përfundim për mënyrën se si duhet të vazhdojë seanca konstituive, Gjykatë haptas sugjeron që tentimi për ta çuar tutje votimin e fshehtë duhet të marrë fund. Kushtetuesja kërkon që seanca të vazhdojë bazuar “në praktikat e deritanishme parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës” që i bie me votim të hapur pasi në asnjë rast në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur votim të fshehtë për kryetarin e parlamentit.

187. Rrjedhimisht, Gjykata marrë për bazë vlerësimin dhe konstatimet si më sipër konsideron që zhvillimi dhe përfundimi i Seancës Konstituive duhet të udhëhiqet në pajtim me përcaktimet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, Kreun IV (Konstituimi i Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit dhe praktikat e deritanishme parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet zyrtarëve të saj sot ka thënë se votimi i fshehtë nuk është antikushtetues.

“Votimi i fshehtë nuk është antikushtetues. Ju lutem! Nuk është antikushtetues. Vendimi i z.Dehari nuk është antikushtetues. Nëse e gjeni një paragraf në mënyrë eksplicite ku gjykata thotë gaboi në këtë pikë Avni Dehari, duhet të kthehen procedurat mbrapa atëherë në rregull unë jap përgjegjësi”, ka thënë Nënkryetari i VV’së Glauk Konjufca.

Por, ai ka dhënë një indikacion se kjo metodë do të marrë fund.

“Tash do të veprojmë që Kuvendi përmes një vendimi t’ia japë një epilog votimit të fshehtë. Sepse në aktgjykimin e GJK s’ka kurrfarë instruksioni që thotë se duhet tërhiqemi nga votimi i fshehtë”.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Shqipëri
Lajme

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Shqipëri

June 27, 2025
10
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Bota

Gjendet pa shenja jete një 33-vjeçar

June 27, 2025
20
Dogana i kap 55 mijë euro në Vërmicë
Lajme

Dogana i kap 55 mijë euro në Vërmicë

June 27, 2025
11
Rexhaj i VV-së, tregon se a do të ndryshoj votim i fshehtë për Haxhiun
Lajme

Albulena Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota, tërhiqem

June 27, 2025
23
Glauk Konjufca: Në Hagë po mbahen komandantët më të shquar të UÇK-së
Lajme

Konjufca e quan ‘‘Qorrsokak’’, afati 30 ditor për Kuvendin, Gjykatës Kushtuese

June 27, 2025
18
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Vjehrra dhe nusja u rrahen mes vete në Prishtinë

June 27, 2025
17
Next Post
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Gjendet pa shenja jete një 33-vjeçar

Më të fundit

  • Vatër e re e murtajës së bagëtive në Shqipëri
  • Gjendet pa shenja jete një 33-vjeçar
  • Kushtetuesja e çarmatos VV’në për votimin e fshehtë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi