Kryeministri Albin Kurti ka ironizuar duke thënë se mund të niset nesër për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti tha se shefi i stafit të tij është duke e përgatitur vizitën e tij të ardhshme në SHBA.
Ai tha se nuk e di saktë kur do të jetë, por tha se vizita do të bëhet vitin e ardhshëm.
“Unë kam vizë për SHBA, mund të nisem nesër, por nuk ka asgjë të vërtetë aty. Jetojmë në kohëra të vështira, është bërë shumë e mundimshme të demantosh secilën gënjeshtër. Zelli i të tjerëve që të gënjejnë për neve nuk mund të ketë si përgjigje zellin tim për të demantuar”, tha Kurti.
“Asgjë nuk ka të vërtetë aty, unë kam vizë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shefi I stafit, Luan Dalipi është duke e përgatitur vizitën time të ardhshme në vitin e ardhshëm. Nuk e di ai është duke e përgatitur, por vizita do të jetë në vitin e ardhshëm”, shtoi Kurti.